Covid-19/ A rrezikon të “mbyllet” Shqipëria nga varianti “Delta” në shtator?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Komitetit të Ekspertëve, Alban Ylli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së Shqipërisë nëse varianti “Delta” do të përshkallëzohet me rritjen e numrit të rasteve që do të hospitalizohen. Nga ana tjetër, po shihet edhe mundësia e një doze të tretë të vaksinave, në varësi të gjendjes. Edhe ekspertët në dilemë për të mbajtur të hapur vendin me masat aktuale për imunizimin e tufës, apo vendi të mbyllet në shtator që të frenohet përhapja masive në vjeshtë dhe dimër.

Ardhja e variantit “Delta” në Shqipëri duket se do ashpërsojë edhe masat që do të marrin autoritet për ta vendosur nën kontroll situatën. Edhe pse Shqipëria pothuajse nuk ka asnjë masë shtërnguese deri tani si për vendësit por as pë rata që vinë nga jashtë, tani mendohet nga ekspertët se situate do ndryshojë. Madje në tavolinën e diskutimeve të Komitetit të Ekspertëve po hidhet edhe varinati i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anticovid. Në takimin e fundit të ekspertëve nuk pati “kushte”, por lehtësira, ndërsa sot shihet si e udhës që Shqipëria të marr masa për të lejuar virusin “Delta” të përhapet. Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve Alban Ylli tha se varinati Delta ka një shkallë më të lartë infektueshmërie. Ylli nuk e përjashtoi mundësinë për ulje të orës policore gjatë muajve të vjeshtës, në varësi kjo dhe të situatës në të cilën do të ndodhet vendi. “Është diskutuar, është një nga skenarët. Shqipëria ka një strategji, për të përballuar skenarët për të ardhmen. Këto janë refelektuar në një dokument të qeverisë dhe duhet pranuar, që vaksinimi i popullatës është i pamjaftueshëm. Jemi në një stad të avancuar të pandemisë. S’ka vend për panik, por duket qartazi që prirja e rasteve e kemi të pashmangshme një valë tjetër. Ajo do të jetë më e butë, por s’kemi arsye të besojmë që situata do të jetë normale, në kushtet që pandemia është në vitin e dytë të saj. Në vitin 2022 masat do të ndryshojnë. Masat janë në terma afatshkurtër”, tha Ylli. Ai bëri apel që qytetarët të vaksinohen, në mënyrë që të frenohet përhapja, por nuk kurseu as mundësinë e bërjes seë dozës së tretë. Një mundësi e tillë sipas tij nuk përjashtohet. Alban Ylli tha se para se të shkojmë tek masat e ashpra parandaluese, duhet që qytetarët të bëjnë mbrojtjen nga virusi. “Ne vlerësojmë idenë e riskut, shohim faktorët që ndikojnë në të dhe diskutojmë për të marrë vendime. Mendojmë të mos ndryshojmë masat ekzistuese dhe të reagojmë vetëm nëpërmjet rekomandimeve të forta. Jemi në një fazë të pandemisë që vaksinimi është prioritetet dhe përgjegjësia e qytetarëve për të marrë vendime për komunitetin ku jetojmë është në nivelin e dytë. Ne po vijojmë me rekomandimet, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskave. Jemi në një situatë fatlume, ku oferta me vaksina është më e madhe se kërkesa. Individët duhet të vaksinohen për të ruajtur veten e tyre dhe ata që janë rreth e rrotull tyre”, tha Ylli. Mjeku tha se nuk duhet të neglizhohet variant “Delta”, pasi ai po kthehet më dominues. “Komiteti Ekspertëve përdor informacionin më të mirë shkencor që ekziston për të bërë rekomandimet. S’ka dyshim që varianti “Delta” influencon në vende të botës për rikthimin e një vale të tretë. Kjo u pa në Britani. Edhe SHBA po vijon me të njëjtën linjë. Varianti Delta është duke u shndërruar në variant dominant. Të gjitha mostrat në Gjermani u kthyen me përgjigje që ishin Delta. Ne presim që rastet të rriten gradualisht. Ka faktorë që po na mbrojnë, por ato janë më të pa sigurt. Qipro, Greqi, Azi, duket qartazi që ky variant është shkaktari kryesor i një vale infektime dhe vdekjesh”, tha Ylli.

Lexo edhe :  “Drejtësi për ’21 Janarin’, Rama videomesazh: E kërkon një popull i tërë

 

 

Taulant Muka: Të hiqen masat antiCovid, imuniteti i krijuar na favorizon

 

Varianti “Delta” nuk pritet të shkatojë valë të ashpra si ato që kaluam në dimër. Epidemiologu Taulant Muka tregon se ndryshe nga vendete tjera, Shqipëria është më e favorizuar për shkak të imunitetit të krijuar në popullatë. “Ka të dhëna paraprake që tregojnë se ky variant mund të jetë pak më i transmetueshëm, por nuk duhet aq problematik. Në këtë kontekst, unë besoj që për vendin tonë nuk ka vend për panik, duke marrë në konsideratë që një pjesë e popullatës e ka kaluar. Nga ana tjetër vaksinimi i grupmoshave të rrezikuara ka ecur shumë mirë”, thotë epidemiologu Taulant Muka. Referuar situatës epidemiologjikë, Muka është kundër rikthimit të kufizimeve por edhe ndaj të gjitha masave që po aplikohen aktualisht. “Në momentin që kishim kurbën maksimale, me shumë ndërrime jete, Shqipëria nuk mori asnjë masë. Në momentin që ne flasim nuk duhet të ketë asnjë masë. Oraret kufizuese nuk kanë vlerë epidemiologjike”. Ashtu si kolegët e tij në Shqipëri, epidemiologu Muka thotë se vjeshta dhe dimri do të jenë më të qeta se një vit më parë. Covid-in tashmë duhet ta trajtojmë si grip, ndërsa fëmijët, sipas tij, duhet t’i rikthehen normalisht shkollës.

 

 

 

Pas një muaji, shënohet viktima e parë e Covid 19

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas më shumë se një muaji, dje është shënuar viktima e parë nga Covid 19, një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid 19. Ministria informon se janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë. Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në buletinin e përditshëm thuhet se vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.  Ministria i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid 19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.  Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid 19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 30

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3316

Testime totale 889,044

Raste pozitive 132,952

Raste të shëruara 130,174

Raste Aktive 321

Humbje jete 2,457

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 115

Elbasan 45

Kukës 32

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 16

Durrës 16

Shkodër 15

Korçë 10

Berat 8

Gjirokastër 4

 

Të fundit

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Valona Tela & Nadije Ahmeti Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i...

Janullatos: Jo “greqizim” i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, në një intervistë me DW mbi zërat kritikë në Shqipëri, se Kisha...

Zgjedhjet e 11 Majit/ PS dhe PD shpërndahen në botë për votën e Diasporës

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, dy partitë kryesore politike në Shqipëri, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), kanë intensifikuar fushatat e tyre...

Horoskopi ditor, 27 Janar 2025

Dashi Dita e sotme do filloje vrullshëm dhe me debate te forta ne çift. Megjithatë me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni...

Lajme të tjera

Web TV