Teatri Kombëtar/ Veliaj: Do të vijojë ndërtimi, çdo punë e bukur në Tiranë pengohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë nga Tokio, ku i është bashkuar ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje me ftesë të bashkisë se Tokios, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të vijojë.

“Ju ftoj të shihni këtë ndërtesë, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi ynë, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bëjmë. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri është ezauruar. Toka i kalon bashkisë pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Ditën e premte Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Të fundit

Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i...

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pas...

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, brenda tre...

Lajme të tjera

Web TV