SHBA/ Të shtëna me armë në stacionin e metrosë, mbyllet Pentagoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Arlington, Virginia, njohur ndryshe si Pentagoni, është mbyllur këtë të martë në mëngjes për shkak të të shtënave që ndodhën në një stacion metroje të ndodhur afër godinës. Lajmi u konfirmua nga Agjencia e Mbrojtjes së Forcave të Pentagonit.

“Pentagoni është aktualisht e bllokuar për shkak të një incidenti në Qendrën e Tranzitit të Pentagonit. Ne i lutemi qytetarëve të shmangin zonën. Së shpejti do të ketë më shumë informacion.”

Sipas raportimeve lokale, tre persona u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përfshirë këtu dhe një oficer policie. Aktualisht, raportohet një prani e madhe e policisë dhe vendosja e dhjetëra ambulancave në zonë.

Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale nga Dave Statter, një reporter i pavarur i cili është prezent në skenën e krimit, të paktën dy persona kanë marrë ringjallje kardio-pulmonare.

Për shkak të të shtënave, shërbimi i metrosë është pezulluar në sektorin që kalon në afërsi të Pentagonit. Tashmë, transporti do të devijohet në qytetin e Pentagonit, pranë varrezave kombëtare të Arlingtonit.

Edhe pse skena e krimit mbetet aktive, Pentagoni është i sigurt pasi të shtënat rezultuan të ishin të izoluara. Për këtë arsye, pas më shumë se një orë bllokimi, dyert e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara janë rihapur.

Të fundit

Biden po i bën të gjitha gabim

Nga Mark Penn Presidenti Biden duket mbrapa në të gjitha shtetet në lëvizje dhe fushata e tij duket e fokusuar...

Erjola flet për raportin me Gracianon: Është futur në një det ku është i mbyturi

Erjola Doçi u eliminua pas një televotimi të dytë që u hap në "Big Brother Vip Albania 3" dhe ishin votat e publikut ato...

Çfarë sjell thirrja e Ramës për miqësi me Greqinë dhe kërkesa për Ligjin e Luftës

Ligji i luftës, heroina shqiptare në revolucionin grek Bubulina, parashikimi i Ismail Qemalit për marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të drejtat e minoritarëve...

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Lajme të tjera

Web TV