Mbërritën para 3 ditësh nga kampi i ferrit në ‘Al Hol’, 19 të riatdhesuarit do të merren në pyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për 14 të miturit dhe 3 gratë e rikthyera më 1 gusht në atdhe nga kampi famëkeq i ‘Al Holit’ në Siri do të nisë verifikimi. Të 19 të riatdhesuarit do të merren në pyetje ne lidhje me qendrimin e tyre ne kampin ne Siri.

Para 3 ditësh janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Familje shqiptare u nisën nga Libani me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Bashkë me to ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Bashkë me to shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol.

Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar. Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë një tjetër operacion.

Të fundit

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të...

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

Lajme të tjera

Web TV