Zjarret në vend/ BE i vjen në ndihmë Shqipërisë, 2 helikopterë nga Çekia dhe Holanda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e zjarreve në vendin tonë edhe ditën e djeshme ka qenë mjaft problematike, ku vatrat e mëdha janë përhapur dhe riaktivizuar në dy zonat e rrezikshme në Vlorë dhe Gjirokastër. Pas thirrjes së palës shqiptare për ndihmë, mbërrijnë dy helikopterë nga Holanda dhe Çekia që kanë kapacitet të konsiderueshëm ujëmbajtës dhe janë prodhuar enkas për shuarjen e zjarreve nga ajri. Ministri Peleshi ngre dyshimin për “zjarrëvënie të çuditshme në të njëtën kohë”.

 

 

Gjendja alarmante e zjarreve të rëna në vendin tionë, të cilët janë përhapur edhe më shumë dje në shumë zona të vendit ka bërë që autoritete e BE-së që shqyrtojnë emergjancat civile të dërgojnë drejt vendit tonë dy halikopterë të mbërritur nga Çekia dhe Holanda. Kjo është ndihma që na vjen nga Bashkimi Europian në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Brukselit. Ndërsa zjarret pyjore vazhdojnë të prekin rajone të ndryshme në Mesdhe dhe Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian po mobilizon me shpejtësi mbështetje për të ndihmuar vendet në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës. 2 aeroplanë zjarrfikës nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot. 2 avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut. E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit. “Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Hollandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur “Vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje. Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitetin maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje”, është shprehur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarçiç. “Këto dislokime vijnë si shtesë e operacioneve të shuarjes së zjarrit të koordinuara nga BE që aktualisht janë duke vazhduar në Turqi, si dhe në Sardenjë të Italisë që filluan që nga fundi i korrikut. Hartat satelitore nga sateliti i BE-së për Menaxhimin e Emergjencave Copernicus po ofrojnë mbështetje të mëtejshme për shërbimet e urgjencës për të koordinuar operacionet. Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE-së”, thuhet në njoftimin e Bashkimit Europian.situata vijon të jetë shumë problematike në Vlorë dhe Gjirokastër, ku në njësinë Administrative Lunxhëri është riaktivizuar zjarri, ndonëse për gjatë gjithë kohës në terren ka pasur një numër të madh të forcave zjarrfikëse dhe të policisë. Po ashtu në Karaburun zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë me pyje dhe kullota, duke mbajtur ende të kërcënuar parkun kombëtar të Llogarasë. Autoritetet lokale në të gjithë bashkitë e vendit janë thirrur në gatishmëri pasi në shumë zona ka pasur vatra zjarresh dhe në pjesën më të madhe të tyre janë shuar pa arritur në situatë kritike.

Lexo edhe :  Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

 

 

 

Të fundit

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë...

Lajme të tjera

Web TV