Drogë e kallashnikov në “Range Rover”, arrestohet laçiani 27-vjeçar (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kurbinit ka mundur të arrestojë një 27-vjeçar të shpallur më herët në kërkim. Armando Subashi, ishte duke lëvizur me “Range Roverin” e mbushur me drogë e armë.

Gjatë kontrolleve, policia i ka gjetur 27-vjeçarit kallashnikov, sasi droge dhe doreza e targa të vjedhura.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Me kallashnikov, drogë, doreza e targa të vjedhura, 27-vjeçari në Range Rover i shpallur në kërkim më parë, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Finalizohet operacioni policor “Ndërhyrja në Kohë”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak, lëndë narkotike, targa mjeti të vjedhura, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 27-vjeçari, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Polica e Kurbinit, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja në Kohë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Armando Marashi, 27 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes dhe i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Lexo edhe :  “Drejtësia, reformë historike”/ Kryeministri Rama: Rilindëm besimin për drejtësinë

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Marashi, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve ndaj personit apo të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV