Kongresmeni amerikan, Mike Quigley ka vizituar Shqipërinë këtë javë, ku ka qëndruar dy ditë.
Lajmi bëhet publik nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila njofton se Mike Quigley ka zhvilluar një takim me ambasadoren Kim, si dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës
“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.
Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.