“Më ka tradhtuar me 12 gra”/ Modelja e njohur demaskon të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social, Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra.

Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra.

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave. Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.

Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështuqë nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time.

Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund. Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose shkrimin e saj.

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë javë

Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të...

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj të tërë nuk dinë më...

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Lajme të tjera

Web TV