Mbërrijnë në vend mbi 43 mijë doza Pfizer, Rama: Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”. Në total numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,899,172.

 

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për t’u vaksinuar.

 

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, thotë Rama.

 

Që pas shfaqjes së variantit Delta janë rritur ndjeshëm shifrat e COVID në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në vend, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.

 

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV