10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, të ardhurat, fitimi dhe kontributi fiskal i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Surprizon GRT në vend të tretë, Kastrati në vend të dytë, fuqizohet BKT dhe INFO-Telecom. Në vend të parë Furnizuesin e Shërbimit Universal, një nga tre kompanitë e lindura pas ndarjes së OSSHE

Roel Korkuti

“Scan Intelligence Unit” ka përpiluar listën e 10 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, atë të pandemisë. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë kryqëzuar me ato të Qendrës Kombëtare të Biznesit për të dalë me një listë prej 10 kompanish, ato me xhiron më të madhe vjetore për vitin 2020.

Nga kjo listë, surprizat nuk janë të pakta.

Kështu, në krye të listës gjejmë Furnizuesin e Shërbimit Universal, një nga tre kompanitë e lindura pas ndajres së OSSHE. Kjo kompani për vitin 2020 regjistron 58 mld lekë të ardhura vjetore, ose rreth 475 milionë euro.

Në vend të dytë ndërkohë kemi Kastrati Group, me rreth 46 miliardë lekë të ardhura vjetore, ose rreth 380 milionë euro. Kjo kompani është ajo me rënien më të madhe të të ardhurave gjatë vitit 2020, ndër kompanitë më të mëdha në vend, por këtë do ta analizojmë më poshtë.

Në vendin e tretë ndërkohë kemi gjithashtu një surprizë tjetër, Global Resource Trading. Kjo kompani sllovake me bazë në Tiranë, e cila ka si objekt kryesor aktivitetin e import/eksport në fusha të ndryshme, thuajse ka trefishuar të ardhurat e saj në harkun e një viti, për t`u pozicionuar si kompania e tretë më e madhe në vend. Të ardhurat e kësaj kompanie për vitin 2020 fiksohen pranë rreth 31 mld lekësh, ose rreth 255 milionë euro.

Ndjek në vend të katërt INFO-Telecom, e specializuar në fushën e telekomunikacionit, me rreth 27.8 mld lekë të ardhura përgjatë 2020-ës. Në vend të pestë dhe të gjashtë ndërkohë, gjejmë dy kompanitë e tjera të dala nga ndarja e OSSHE; Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin e tregut të lirë.

Lista vijon me Kurum International, me rreth 23.6 mld lekë xhiro vjetore, Gega Oil, me rreth 22.1 mld lekë, BKT, me 15.3 mld lekë dhe në vend të 10-të, AGNA me rreth 14.7 mld lekë të ardhura vjetore.

Pronësia e 10 kompanive më të mëdha në vend

Ndër 10 kompanitë më të mëdha në vend, sa i përket xhiros vjetore, vetëm tre prej tyre janë me pronësi të huaj; Global Resource Trading, Kurum International dhe Banka Kombëtare Tregtare, dy kompani turke dhe një sllovake.

Shtatë të tjerat ndërkohë janë me pronësi shqiptare. Madje, tre ndër to, ato të cilat kanë derivuar nga ndarja e OSSHE, kanë si ortak të vetëm qeverinë shqiptare, më saktësisht, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Katër kompanitë e tjera ndërkohë janë sipërmarrje private nga biznesmenë shqiptarë; Kastrati Group, INFO-telecom, Gega Oil dhe AGNA.

Si ndryshuan të ardhurat me pandeminë?

Duke parë analizën e të ardhurave të këtyre 10 kompanive, pra diferencën nga 2019 në 2020, vëmë re se Kastrati regjistron rënien më të madhe, prej rreth 28%. Duke qenë se kompania ka si objekt kryesor të aktivitetit të saj tregtimin e hidrokarbureve, paraliza e transportit gjatë 2020-ës si pasojë e pandemisë, duket të ketë dhënë efekt të ndjeshëm te kjo kompani.

Tre kompanitë shtetërore të derivuara nga OSSHE ndërkohë, kanë një bilanc thuajse zero gjatë 2019-ës dhe nuk i kemi analizuar sipas ndryshimit të të ardhurave. Rënie të ardhurash vjetore regjistrojnë edhe GEGA Oil, Kurum International, si dhe AGNA, paçka se operojnë në sektorë të ndryshëm.

Rritjen më të madhe të të ardhurave ndërkohë, e regjistron kompania Global Resource Trading, ndoshta surpriza më e madhe e kësaj liste, e pozicionuar në vendin e tretë ndër kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Rritja e të ardhurave vjetore për kompaninë e cila ka zyrën e saj ndërkombëtare në Sllovaki, fiksohet pranë rreth 132%.

Lexo edhe :  Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Edhe Banka Kombëtare Tregtare regjistron një rritje të ndjeshme të të ardhurave vjetore, prej rreth 35.6%, sinjalizojnë shifrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të analizuara dhe filtruara nga “Scan Intelligence Unit”. Info-Telecom ndërkohë, pjesë e “Gjonaj Group” regjistron një rritje të të ardhurave pranë 8% përgjatë vitit 2020, sinjalizojnë shifrat. Kompania në fjalë duket se ka shfrytëzuar “boom-in” e telekomunikacionit gjatë pandemisë.

Fitimet, BKT mban vendin e parë

Le të kalojmë te analiza e fitimeve të këtyre 10 kompanive, ku renditja na nxjerr Bankën Kombëtare Tregtare në vend të parë, me rreth 8.2 mld lekë, ose rreth 67 milionë euro fitim pas tatimit, neto. Në vend të dytë ndjek Furnizuesi i Shërbimit Univerzal, me rreth 1.4 mld lekë fitime neto. Kastrati Group zë vendin e tretë, me rreth 893 milionë lekë fitime neto. Ndjek AGNA, INFO-Telecom, Global Resource Trading dhe Gega Oil.

Ndërkohë, tre prej kompanive, Operatori i Sistemit të Shpërndajres, Furnizuesi i Tregut të Lirë, dhe Kurum Intenrational raportojnë humbje vjetore. Madje, për Kurum situata duket më e rëndë, pasi ka kaluar nga një kompani që fitonte rreth 1.1 mld lekë në 2019-ën, në një humbje neto prej 308 milionë lekësh gjatë 2020-ës, pra me rënie të fitimeve me rreth 127%. Kastrati Group regjistron gjithashtu një rënie të ndjeshme të fitimeve, prej rreth 43%, si pasojë e pandemisë. Edhe për AGNA rënie është e ndjeshme, në masën 19.5%.

Sa i përket kompanive që regjistrojnë një rritje të ndjeshme të fitimeve si pasojë e pandemisë, sërish në vend të parë kemi Global Resource Trading, me një rritje të fitimeve vjetore neto prej 87%, krahasuar me vitin 2019. Kjo kompani ka kaluar nga 131 mln lekë fitime neto në 2019-ën, në 246 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro.

Rritje të fitimeve regjistron edhe Banka Kombëtare Tregtare, me 24%, Info-Telecom me 12.4%, si dhe Gega Oil me 12.3%. Kjo e fundit, ndryshe nga Kastrati Group, duket se nuk e ka vuajtur impaktin e pandemisë në sektorin e transporteve dhe hidrokarbureve.

Kontributi fiskal i 10 më të mëdhenjve

Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i tyre me 2019 si edhe të dhëna rreth pronësisë të kompanisë (shiko këtu), është ndalur edhe te tatimi mbi fitimin që këto kompani paguajnë në arkat e shtetit.

“Scan Intelligence Unit” ka përgatitur një listë për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri lidhur me tatimin mbi fitimin. Për Kompani si Furnizuesi i Shërbimit Universal, Furnizuesi i Tregut të Lirë kdhe Kurum International për vitin 2020 tatimi mbi fitimin llogaritet në 0. Për vitin 2020, Banka Kombëtare Tregtare regjistron vlerën më të lartë të tatimit mbi fitimin me rreth 1.24 mld lekë, ose shprehur në euro rreth 10.3 mln euro.

Nivel të lartë të tatimit mbi fitim rregjistrojnë edhe kompanitë si Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Kastrati Group. Për vitin 2020, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Kastrati Group kanë derdhur në arkat e shtetit Shqiptar rreth 627 mln, përkatësisht 466 mln lekë ose 3.8 mln euro për OSSH dhe rreth 161 mln lekë ose 1.3 mln euro për Kastrati Group.

Tatimi mbi fitimin për kompanitë e tjera që vijojnë ndërkohë, llogaritet nën 100 mln lekë. Totali i tatimit mbi fitimin për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, për vitin 2020 fiksohet në shifrat e 2 mld lekë, që në euro do shpreheshe rreth 17 mln euro të derdhura në llogaritë e shtetit shqiptar.

 

 

Të fundit

Demokratët Euroatlantikë miratojnë kandidatët e parë për deputetë (55 emrat)

Kryetari Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, njoftoi nisjen e rrugëtimit drejt zgjedhjeve të 11 majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar të...

Arrestimi i Veliajt, Lapaj, Shabani dhe Qori njoftojnë protestë para Kryeministrisë

‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ e drejtuar nga Arlind Qori, kanë lajmëruar protestë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas...

Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet sot. Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua...

“SPAK po shpëton Shqipërinë”/ Ngjela: Arrestimi i Veliajt është në favor të mazhorancës

Avokati Spartak Ngjela foli në një studio televizive lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK....

Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat

Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton...

Lajme të tjera

Web TV