“Të dyja po luftojnë për mua”/ Zbulohet audiomesazhi i Ronaldos, i tregon shokut në ‘Whatsapp’ për marrëveshjen që do kryejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo la Juventusin këtë verë dhe kaloi te Manchester United, ku u kthye pas 12 vitesh, kur i la për të kaluar në Madrid. Ishte tërësisht e paparashikuar dhe negociatat ishin shumë të shpejta.

Mediet raportonin se Manchester City ishte në negociata me të, por gjatë gjithë kësaj kohe, edhe United ishte në garë dhe po bënte çmos për të firmosur me Ronaldon.

Këtë fakt e tregon vetë ai, përmes një regjistrimi të tij në WhatsApp, teksa flet me një prej miqve të tij pak orë para se të vendosej e ardhmja e tij. Marrëveshja u mbyll në darkë.

“Marrëveshja mbyllet këtë pasdite, në darkë ose nesër. Do shkoj te United ose City. Të dy klubet po luftojnë për të firmosur me mua”, shprehet kapiteni i Portugalisë.

Më pas ai nis të flasë edhe si agjent dhe propozon kalimin e Bruno Alves te Nacional, klubi i qytetit të tij të lindjes. 39-vjeçari është pa ekip pas largimit nga Familicao.

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV