“Shqipëri, ishte kënaqësi që të takuam!”, çifti gjerman rrëfen pushimet, Rama publikon videon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift të rinjsh gjermanë kanë kaluar pushimet në vendin tonë dhe kanë mbetur të mahnitur. Thomas dhe Manuela Wagner kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre, kryesisht në veriun e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto pamje dhe falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut duke përshkuar liqenin e Komanit.

“Faleminderit..! Çifti gjerman Thomas dhe Manuela Wagner pas vizitës në 2019 në Jug, këtë vit përmes pamjesh rrëfejnë pushimet në Veriun e Shqipërisë me Vlogun e tyre. Ata zgjodhën malin për të kaluar verën. Qëndrojnë të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që kanë në jetë dhe mbi të gjitha nuk e zbehin buzëqeshjen miqësore. Këtë imazh kemi për Shqipërinë.“Shqipëri, ishte një kënaqësi e madhe që të takuam!”, shkruan Rama.

Pamjet e mrekullueshme të sjella nga turistët janë një ftesë për shumë të tjerë.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV