11 shtatori/ Në prag të 20 vjetorit, qyteti i New York-ut zhvillon përgatitjet për ceremoninë përkujtimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm tre ditë na ndajnë nga 20 vjetori i një prej tragjedive më të mëdha të historisë së njerëzimit, ku humbën jetën gati 3000 persona prej atentatit terrorist kundrejt kullave binjake.

11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë nga populli amerikan që pësoi sulmin e tmerrshëm terrorist, që zhyti New York-un në njërën nga ditët më të zeza në historinë e botës.

Megjithatë, që prej atij viti të zymtë, qyteti madhështor i New York-ut është ringritur sërish. Në kuadër të 20 vjetorit që do të zhvillohet ditën e shtunë, kanë nisur përgatitjet për ceremoninë përkujtimore.

Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin e Memories, pranë Qendrës Botërore të Tregtisë.
Në këtë shesh ku ndodheshin më parë dy kullat binjake, janë gdhendur emrat e viktimave nga sulmi terrorist i 11 shtatorit.

Tashmë pranë saj ndodhet ndërtesa e re 104-katëshe.

Ditën e shtunë, Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë në ceremonitë e tre vendeve ku ndodhën sulmet terroriste; New York, Virxhinia dhe në Pensilvani.
Presidenti do të jetë i shoqëruar edhe nga Pentagoni në momentin e ceremonisë në Arlington të Virxhinias.

Të fundit

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon...

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë,...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Lajme të tjera

Web TV