Dënimi me 2 vite burg për Adriatik Llallën, SPAK: Të ekzekutohet vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të formës së prerë me 2 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për ish Kryeprokurorin Adriatik Lalla, SPAK ka kërkuar ekzekutimin e këtij vendimi.

“Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Mësohet se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t’u mjekuar në një klinikë private dhe nëse ai nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.

SPAK gjithashtu vendosi edhe konfiskimin e disa prej pasurive të Llallës që do të kalojnë në favor të shtetit shqiptar.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen:

Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsej 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

Të fundit

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Lajme të tjera

Web TV