Bujar Nishani: Kuvendin e PD do ta mbledhim në sheshin “Skënderbej”. Basha është i ikur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Propozoj që për një farë kohe PD-në ta drejtojë një grup personalitetesh”

Ish-presidenti i Republikës dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtëa të PD, Bujar Nishani, deklaron me bindje se Kuvendi Kombëtar i PD jo vetëm do mblidhet, por ai do shkarkojë patjetër Lulzim Bashën. Madje, Nishani propozon që për një farë kohe PD-në të drejtohet nga një grup personalitetesh që të realizojnë një reformë të thellë duke zgjedhur edhe kryetarin e ri. I fuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 të gazetarit Roland Qafoku, Nishani tha se edhe nëse do ketë manovra apo pengesa, 1500 delegatët që do firmosin do ta mbledhin kuvendin kombëtar në sheshin “Skënderbej”. Më poshtë një pjesë e deklaratave të Nishanit dhënë mbrëmë për gazetarin Qafoku.

Zoti Nishani, ju deklaroni se Lulzim Basha do largohet nga drejtimi i PD-së. Si do ta arrini këtë kur Basha vetë thotë se nuk do lejojë të mblidhet kuvendi?

Një e pesta e kuvendit firmos dhe thirret Kuvedi Kombëtar i partisë. Kam bindjen e plotë që Basha është i ikur si kryetar. Ai do shkarkohet nga ky kuvend që do mblidhet. Mendimi im është që për një periudhë të caktuar kohe PD ta drejtojë një grup me figurash të rëndësishme dhe me kontribute në parti që nuk kanë aspiratë për tu bërë kryetar dhe që të realizojë një proces demokratizimi dhe zgjedhjesh në parti.

Sa siguri ka që zoti Berisha edhe te zgjedhja e pasardhëist të Bashës nuk do ketë ndikim?

Unë nuk besoj sepse ky do ishte jo vetëm një gabim i madh por krijimi i një situate edhe më të rëndë se kjo me Bashën.

Në media madje është shkruar dhe është hedhur edhe opsioni se nëse mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe shkarkohet, Basha mund ta dërgojë çështjen në gjykatë. Ai mund të fitojë atje. Ai mund t’i kërkojë gjykatës që procesi ishe i parregullt dhe fiton.

Unë bie dakord që në gjykata ne kemi shumë probleme. Unë kam qenë ministër i Drejtësisë dhe president i Republikës, sado të spekulohet dhe spekulohet në gjykata, por është vërtitur dhe keqintepretuar një fakt që ka ekzistuar. Në rast se anëtarësia e shkarkon zotin Basha, këtu nuk ka më fakt për ta çuar në gjykatë. I vetmi që mund të shkojë në gjykatë dhe prokurori është zoti Basha që pas shkarkimit ai tenton të dhunojë zyrën e PD-së apo të falsifikojë vulën e Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Si do shkohet te mbledhja e Kuvendit se zoti Basha thotë që unë nuk e lejoj mbledhjen e tij? Ai nuk të lejon.

Kuvendi mblidhet ku ti ketë qefi. Kuvendin nuk e mbledh zoti Basha.

Kush e mbledh kuvendin?

Kuvendi vetëmblidhet. Siç e thotë statuti. Vetëmblidhet nga delegatët. Është e përcaktuar në statut.

Po nëse njerëzit nuk shkojnë?

Kjo është tjetër gjë.

Por si organizohet për tu mbledhur kuvendi? Cilët janë organizatorët? Si dhe ku caktohet salla?

1500 veta që kërkojnë për ta thirrur zgjedhin edhe komisionin drejtues.

Që këtu ka diçka zoti Nishani ka. Basha ka deklaruar disa herë që nuk do lejojë mbledhjen e kuvendit dhe ju thoni me lehtësi që ai do mblidhet.

Jo nuk ka. Basha është në situatë jo të qendrueshme. Çfarë do bëjë ai? Do lidhë 6 mijë anëtarë të kuvendit dhe nuk do ti lejojë të mblidhen?

Nëse Kuvedni mblidhet me mbi 6 mijë anëtarë i bie të mbahet vetëm në Pallatin e Kongreseve. Mund tu ndalojnë.

Jo. Mblidhemi në sheshin “Skënderbej”. Këto janë çështje organizative dhe nuk janë problem.

Me sitautën e pandemisë mund të lejohet zoti Nishani. Sot Kuvendi vendosi që mbledhjet e komisioneve parlamentare të mbahen on line për shkak të situatës.

Atëherë kuvendin do e bëjmë në sheshin “Skënderbej” dhe të shikojnë shqiptarët një kuvend model. Demokratët nuk i ka ndaluar njeri edhe në vitin 1997 kur ishte terrori më i madh ndaj tyre e jo më në vitin 2021.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV