Hakerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar! Kërkojnë 300 mijë dollarë për rikthimin e arkivit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware.

Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

Këto lloj sulmesh të quajtur Ramsomware janë një formë e krimit kibernetik shumë të përhapur kohët e fundit në të gjithë botën.

Sipas burimeve të Report Tv, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fati të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Burime për ReportTv bënë me dije se si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik në pak ditë ndaj institucioneve publike shqiptare, ku më herët ishte serveri i shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit që ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Vetë SHCBA deklaroi se “specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Lexo edhe :  Diell dhe rritje e lehtë e temperaturave/ Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2024

Por çfarë është ransomware?

Ransomware është një nëngrup virusesh në të cilin të dhënat në kompjuterin e viktimës apo atij që bie pre e sulmit bëhen të papërdorshme,  zakonisht me kriptim. Për t’i rrimarë këto të dhëna kërkohen para.

Sipas ekspertëve të krimeve kompjuterike motivi për sulmet ransomware është zakonisht përfitimi monetar, dhe ndryshe nga llojet e tjera të sulmeve, viktima zakonisht njoftohet se ka ndodhur një ndërhyrje dhe i jepen udhëzime se si të rikuperojë të dhënat e humbura. Pagesa shpesh kërkohet në një monedhë virtuale, siç është bitcoin, në mënyrë që identiteti i hakerit apo grupit të hakerave në internet të mos dihet.

Virusi Ransomware mund të përhapet nëpërmjet rrjetit online, përmes e-mail ose në aplikacionet e softwerit të infektuar. Mënyra e vetme për tu mbrojtur është të kopjohet i  gjithë database në backup që mbeten offline, pra jo të aksueshme nga hackerat.

Përgjatë muajit Gusht pre e këtij sulmi masiv nëpërmjet Ransomware ishte edhe rajoni i Lazios në Itali ku u sulmuan serverat e agjencisë rajonale shëndetësore dhe nga aty u morën të dhënat e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe ato për COVID-19./Shqiptarja

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV