Saimir Hoxha, 44 vjeç, babai i dy djemve të mitur humbi jetën dje në krye të detyrës. Burime bëjnë me dije se oficeri i Krimeve është vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës, Flutura Hoxha. Familja Hoxha është një nga familjet më të vjetra të qytetit të Pukës. Gjyshi i tij, Elez Hoxha, ka qenë Kryemyfti i Pukës pas demokracisë dhe ka pritur Nënë Terezën në Pukë.
Nënkomisari Saimir Hoxha u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama. Trupi i tij u gjet nga kolegët në një kanal pranë zonës së quajtur Ishull, Lezhë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte.