Vrasja e oficerit në Lezhë/ Çuçi: Lufta kundër kanabisit ka arritur majat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ministrin e Brendshëm austriak Karl Nehamher. Çuçi tha se Shqipëria është një partner i besueshëm s i përket fushës së sigurisë.

Besoj se sot policia shqiptare për sa i takon fushës së sigurisë është një partner i besueshëm i gjithë vendeve Europiane. Kemi operacione të përbashkëta me policinë europiane, gjermane, austriake me më shumë se 10 vende konkrete për të luftuar emigracionin e jashtëligjshëm.’- tha Çuçi.
Sa i takon vrasjes së efektivit një ditë më parë, Çuçi tha nuk komentoi gjatë dhe tha se lufta kundër kanabisit ka kapur majat.

’SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut. E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë. Së pari numri i tregtarëve e parcelave të asgjësuara, e dyta presioni që është ngritur dhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik, janë dhe të dhëna, asnjë gomone e kapur në Itali, sivjet, të kapur me kanabis, nga forcat italiane, vetëm ne e kemi kapur. Rritja e çmimit po ashtu. Ky fenomen është zvogëluar, dhe besoj do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit‘- tha Çuçi.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Austrisë i shprehur ngushëllimet familjes së nënkomisarit të ndjerë Saimir Hoxhës.

‘Patëm biseda shume të frytshme me njëri tjetrin. Duan t’i shpreh ngushëllimet familjes së policit të vrarë dje, dhe po i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ministri i Brendshëm më informoi për ngjarjen dje. Ne folëm për bashkëpunimi policor. Ramë dakord për projekte të përbashkëta. Ramë dakord dhe për programet e trajtimit për njësitë speciale. Një forcim të bashkëpunimit me luftën e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Ne në këtë kuadër Shqipëria është një partner i rëndësishëm strategjik, i gëzohet edhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, i gëzohemi një bashkëpunimi dhe fushe të përbashkët.’- tha ai.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV