KFOR në pikat kufitare/ Flet kryetari i Mitrovicës veriore: Presim që gjithçka të shkojë sipas marrëveshjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviç deklaroi se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot ka filluar lirimi i një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojeviç.

Sipas Radojeviçit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviç për Kosovo Online.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikadat dhe njësitë speciale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

Të fundit

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Lajme të tjera

Web TV