A është shkarkuar Ardi Veliu? Reagon kryeministria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i kontaktuar nga ABC, ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.

Ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.

Luan Baçi: A është shkarkuar Ardi Veliu?

Ministri Çuçi: Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama rreth tre muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin. Duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha në atë kohë Kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të...

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër...

Analiza/ Si mund të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes 6 miliard euro i KE

Në kohët e pasigurive globale, qëndrimi në rrugën e rritjes së qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE duhet të mbetet një nga prioritetet për vendet...

Lajme të tjera

Web TV