Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ka shumë gjëra që njeriu nuk i bën dot sot pa inteligjencën artificial, e duket sikur të paktën kreativiteti ka mbetur ekskluzivitet i trurit të njeriut.

Por, po shtohen shenjat se edhe ky bastion po bie, thotë DW. Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit.

Kur kompozitori ndërroi jetë në vitin 1827, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr 10-të. Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë, pjesërisht fragmente të papërpunuara. Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij, disi e vonuar për shkak të koronavirusit, me ndihmën e inteligjencës artificiale prezantohet në 9 tetor 2021 në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon.

Për këtë koncerni Telekom, me seli po në Bon ngriti një ekip ekspertësh. Një grup kompozitorësh, studiuesish dhe informaticienësh u përpoq të analizonte stilin e kompozitorit gjeni dhe të mbaronte “të pambaruarën”.

Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës dhe u supozua sesi do t’i kishte zhvilluar vetë gjërat gjeniu i muzikës. Kështu u krijua kompozimi i ri artificial.

Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens“, thotë Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV