Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë teksa ishte në një dasëm në Drenas.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe ka pranuar se armët ishin të shokut të tij.
Është njoftuar prokurori, i cili ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin.