Ushqimi i vjeshtës është i pasur me antioksidantë, të cilët janë shumë të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme, sepse parandalojnë oksidimin e qelizave. Nëse doni të forconi mbrojtjen tuaj imune, përfshini këto ushqime në dietën tuaj.
Gështenja
Gështenjat rekomandohen për ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Ato janë të pasura me kalium dhe fosfor dhe përmbajnë bakër, i cili forcon kockat dhe sistemin imunitar. Gështenjat përshpejtojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe janë mjaft të larta në kalori, kështu që do t’ju mbajnë të ngopur.
Dardha
Fruti i preferuar i vjeshtës përmban një sasi të madhe të vitaminës B, e cila na ndihmon të përballojmë më lehtë stresin. Dardhat janë shumë të dobishme në dietën e diabetikëve, sepse janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në parandalimin e diabetit. Ato janë të mira për stomakun dhe zemrën sepse rregullojnë nivelet e kolesterolit në gjak.
Kungulli
“Mbretëresha portokalli e vjeshtës” është e pasur me acide yndyrore të shëndetshme dhe acidet omega-3 që janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Përmban shumë fibra që ndihmojnë në pastrimin e aparatit tretës dhe karotenoidet që përmban zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet UV. Farat e kungullit përmbajnë fibra, fosfor, mangan dhe hekur.
Panxhari
Panxhari njihet si ilaçi më i mirë për aneminë, mbron mëlçinë dhe ul presionin e gjakut. Nëse hani panxhar, do të eliminoni shenjat e rraskapitjes.
Brokoli
Vetëm 45 gram brokoli përmban 70% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Përveç kësaj, ai përmban antioksidantë që luftojnë lloje të ndryshme të kancerit.
Molla
Mollët përmbajnë shumë vitamina, forcojnë imunitetin, parandalojnë ftohjet dhe zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve të traktit respirator. Ato zvogëlojnë nivelin e kolesterolit dhe falë përmbajtjes së pektinës, ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, duke ruajtur ekuilibrin e florës së zorrëve.
Burimi: italiafeed.com