E rëndë! U përplas nga një furgon, humb jetën e mitura shqiptare në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën Emanuela Brahja, vajzës së vogël 11-vjeçare në Campodarsego të Italisë, e cila teksa po ktheje në shtëpi me biçikletën e saj u përplas fatalisht me një furgon tip “Mercedes”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa e vogla ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Padova ku edhe “luftoi” deri në minutën e fundit me jetën, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Vetëm një javë më parë familja kishte humbur gjyshin e tyre i cili jetonte në Milot të Shqipërisë dhe pa u shëruar mirë nga dhimbja e ikjes së tij, për familjen shqiptare erdhi edhe një “goditje” më e dhimbshme, ajo e ikje së engjëllit të vogël, Emmanuela.

Shtëpia në të cilën jeton prej disa vitesh familja shqiptare është mbushur nga miq dhe familjar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, vajzës së vogël që iku kaq padrejtësisht nga kjo jetë.

Një nga banorët, ndër të parët që shkoi në vendngjarje, tregon se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur dhe dridhej nga ajo çka kishte ngjarë. Prokuroria do ta hetojë shkaktarin për vrasje rrugore, ndërkohë që testi i alkoolit ka dalë negativ.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV