Basha prezanton amendamentet për në Kuvend, nga vettingu i politikanëve te Reforma Territoriale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar sot 3 amendamente të cilat grupi demokrat do t’i depozitojë në Parlament.

Amendamenti i parë që u përmend nga kreu i demokratëve ishte zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit, më tej vettingun në politikë dhe një amendament për reformën territoriale.

“Më vjen keq nëse ndërpres një prej komisioneve hetimore, që do të hetojë masakrën zgjedhore. I uroj punë të mbarë. Lidhur me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me punësimin e shqiptarëve, çmimet, rrogat, fatin dhe sigurinë e tyre, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për; zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve, në përputhej me opinionin komisionin e Venecias të fundvitin 2018, ku në përputhje me qëllimin për të bërë vetingun për politikanët e lidhur me krimin, për pasurite e tyre, të familjarëve të tyre, apo ortakeve, të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë, në parajsa fiskale apo banka offshor, është qëllim legjitim. Respektojmë dhe çështjen për proporcionalitet. Duhet të merret përsipër një për në çdo deputet, kryetar bashkie, ministër apo kryeministër, institucionet kushtetuese dhe institucionet e paravarura, në raport me lidhje të tyre apo të familjarëve me krimin. Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale.
Të vendosur përpara me depozitimin e tyre. dhe do të behet në ditët e ardhme për t’i hapur rrugë demokracisë, vettingun e politikave dhe reforma territoriale.”, tha ai. /Fjala.al/

 

Të fundit

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Përzgjidhen 10 finalistët e parë të Eurovizion, ja shtetet pretendente

10 vendet e para që kaluan në finalen e Eurovisionit, një nga garat më të mëdha të këngës në botë, janë përzgjedhur, pas zhvillimit...

Nuk ndalen hakerat prorusë, bie faqja e kryeministres italiane Giorgia Meloni

Një grup i njohur i hakerëve pro rusë kanë vënë në shënjestër faqen e internetit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Agjencia italiane e lajmeve, ANSA...

Pas ndarjes me Mozzik, Loredana nënë për herë të dytë? Ja foto që bëri lëmsh rrjetin

Së fundmi, Loredana ka publikuar një seri fotosh në "Instagram", ku shfaqet me Karim Adeyemi. Në një nga fotot Karim ka një fëmijë në prehër....

Lajme të tjera

Web TV