Hidrocentralet në Vjosë/ Rama flet i vendosur: Nuk do të ndërtohen derisa PS të jetë në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet, në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale.” Kështu u shpreh në emisionin “Now” me Erla Mëhillin kryeministri Edi Rama.

I pyetur se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që “nuk e di, por ka gjasa që “nga ata që mund të kthehen përsëri”.

“Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale”, tha kryeministri Rama.

Edi Rama u shpreh për qeverinë e tij të mëparshme që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra tjetrën.

“Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale”, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

Para disa ditësh, zv. ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi deklaroi në emisionin RinOn të Euronews Albania me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 13 maj 2025

Nga Paolo FOX Dashi Pozicioni i Hënës gjatë orëve të ardhshme do t'ju japë forcë dhe shtysë më të madhe për...

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi më herët gjatë ditës numërimi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Lajme të tjera

Web TV