Serbët protesta në Kosovë, ja çfarë është paralajmëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë nëntorit, “E djathta serbe nga Serbia” pritet që të organizojë një tubim në veri të Kosovës, në mbështetje të komunitetit serb që jeton në atë zonë.

Këtij manifestimi pritet që t’i bashkohet edhe Aleanca për Paqe dhe Liri, një grupim ndërkombëtar i partive të djathta ekstreme, si Fronti Kombëtar Francez apo edhe Agimi i Artë.

Lajmin e ka bërë të ditur Misha Vaçiç, udhëheqësi i lëvizjes “E djathta serbe nga Serbia” në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Edhe më herët, në një samit të grupimeve të djathta ndërkombëtare që u mbaj me 26 shtator në Beograd, Vaçiç u shpreh pro mbajtjes së këtij manifistemi në mbështetje të komunitetit serb që jeton në veri të Kosovës.

Vitet e kaluara ndaj Presidentit serb ka pasur akuza se po përdor të djathtën ekstreme për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.

Gazeta britanike “The Times” në një shkrim investigativ të publikuar pak muaj më parë tregonte se ishin regjistruar më shumë se 1 mijë telefonata mes figurave politike në Serbi, ku përfshihet Vuçiç, vëllai i tij dhe kreu i policisë duke biseduar me Misa Vaçiç.

Të fundit

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Lajme të tjera

Web TV