Katër të vrarë në Uashington, policia jep detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 4 persona u vranë me armë zjarri në Tacoma të Washingtonit në SHBA, të enjten pasdite ndërsa autoritetet po kërkojnë të paktën një të dyshuar, njoftoi policia.

Departamenti i Policisë Tacoma shkroi në Twitter se dy femra dhe një mashkull kishin vdekur në vendngjarje dhe se një mashkull u dërgua në spital me plagë në rrezik për jetën.

“Personi i dërguar në spital kishte vdekur nga plagët e marra. Viktimat dukej se ishin të rritur”, tha policia për “The News Tribune”.

Të shtënat kanë ndodhur në anën lindore të qytetit në lagjen Salishan.

 

Zëdhënësja e policisë, Wendy Haddow tha se të shtënat ndodhën në një rrugicë prapa një banese rreth orës 16:24 dhe se së paku një viktimë është gjetur në rrugën përballë banesës.

 

Hetuesit nuk janë të sigurt nëse sulmuesi ka vepruar vetëm, tha Haddow për “The Seattle Times”. Deri në orën 19:00, asnjë i dyshuar nuk ishte arrestuar apo identifikuar publikisht.

Hetuesit dhe detektivët në skenën e krimit kishin bllokuar disa blloqe rreth skenës së të shtënave dhe pritet të mbledhin prova gjatë natës, tha ajo.

Këtë vit në Tacoma janë regjistruar 27 vrasje, tha Haddow. Qyteti ka një popullsi prej rreth 212 mijë banorë.

Të fundit

I keni ditur më parë? Njihuni me karakteristikat më toksike të shenjës së Peshqve

Peshqit janë shenja e fundit e zodiakut dhe njëkohësisht më e ndjeshmja. Por çfarë e bën këtë shenjë toksike? Çfarë...

Kërkon t’i shpëtojë eliminimit, Sara vishet si mashkull dhe propozon për martesë…

Sara Gjordeni ka gjetur një mënyrë interesante që të bëjë për vete publikun dhe për t’i shpëtuar eliminimit. Ajo është veshur si mashkull, ka kapur...

Nga banorët e rinj, deri te çiftet e shtëpisë, gazetarja analizon gjithçka mbi “BBV3”

Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar sot në një emision televiziv për një analizë mbi “Big Brother Vip 3”, banorët dhe situatat e krijuara...

Ja si të ruani shëndetin në një mjedis pune toksik

Ishte argëtuese, derisa nuk ishte. Kur filloi punën e tij të re, Gareth ishte duke qeshur, kompania e tij po bënte gjëra emocionuese, ai...

E bujshme nga gazeta gjermane “Bild”, Bayern i beson pankinën ish-trajnerit të Realit

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Lajme të tjera

Web TV