Pandemia “mbushi” xhepat e amerikanëve, shtohet numri i miliarderëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderët amerikanë kanë rritur pasurinë e tyre përgjatë pandemisë me më shumë se dy herë, sipas një raporti të publikuar ditën e hënë.

Në krye të listës së personave që u pasuruan më shumë gjatë kësaj periudhe është bosi i Tesla-s dhe Space X, Elon Muks, që pa një rritje të pasurisë së tij me 751 për qind, ose 210 miliardë dollarë nga 24.5 miliardë dollarë që ishte para pandemisë.

I dyti në listë është bosi i Amazon, Jeff Bezos, që pa t’i rritej portofoli me 70 për qind, duke shkuar nga 113 miliardë dollarë në 192 miliardë dollarë.

Podiumi i më të pasurve plotësohet nga Bill Gates, pasuria e të cilit u rrit me 35 për qind, nga 98 miliard dollarë në 133 miliardë dollarë.

Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe u rrit edhe numri i miliarderëve amerikanë. Sipas raportit, para pandemisë në banka numëroheshin vetëm 614 llogari bankare me 10 shifra, ndërsa në tetor të 2021, ky numër ka shkuar në 745.

Raporti thekson se pandemia ka përkeqësuar pabarazinë në të ardhura.

“5 trilionë dollarët e zotëruar nga 745 miliarderët është është 70 për qind më shumë se 3 trilionë dollarët që zotëron gjysma e popullsisë amerikane”, thotë raporti.

Në të thuhet se në shtator numëroheshin 7.7 milionë të papunë në SHBA.

Të fundit

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD Ervin Salianji

Lirohet nga burgu Ish-deputeti i PD Ervin Salianji. vijon…  

Enca Haxhia mahnit me një paraqitje elegante në rozë, ndryshe nga herët e tjera

­Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje të veçantë dhe tejet elegante. E veshur me...

Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më...

Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, brenda tre...

Vatër e re zjarri në Kukës, digjen 2 hektarë sipërfaqe në fshatin Mamëz

Paraprakisht janë rreth 2 hektarë sipërfaqe pyjore e përfshirë, por nxitur nga era, zjarri po zgjeron vatrën. Terreni malor nuk lejon përdorimin e mjeteve...

Lajme të tjera

Web TV