Kompanitë e Transportit Urban ulën numrin e autobusëve/ Veliaj: Po diskutojmë heqjen e TVSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se do të rimbursohet TVSH-ja dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS. Në një takim me përfaqësuesit e transportit publik, Veliaj bëri me dije se nuk do të ketë heqje TVSH-se apo akcize, pasi mund të lindin hapësira për abuzim. Ai bëri me dije se rimbursimi po diskutohet, por do të ndërmerren veprime konkrete vetëm në rast se i gjithë sektori i transportit publik pranon të  vendosë GPS.

”Kam diskutuar me kryeministrin dhe do marrim vendime për kërkesat. Po konsiderojmë heqjen e TVSH për të gjithë sektorin tuaj. Po përgatitemi për buxhetin për heqjen e TVSH, por do të rimbursojmë TVSH jo heqje, do bëjmë rimbursim akcize, jo heqje, pasi lë vend për abuzime. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk bashkëpunojmë për GPS, nëse ka operatorë që thonë nuk e vendos, si ta dimë ne sa km ka bërë. vetëm me këtë e bëjmë, nëse pranoni transparencë ne do të vazhdojmë me TVSH dhe akcizën. Dua dakordësi për këtë që të avancoj me heqjen TVSH dhe akcizës“, tha Veliaj.

 

Të fundit

Shpresa shuhet në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen nga sulmet izraelite

“Nervat e mia janë të thyera”, thotë Noura, një grua 26-vjeçare palestineze, duke shpjeguar se ka mbetur “pa asgjë”. Pas...

Disa këshilla për ty nëse po del me dikë që vuan nga ankthi

Shumë prej nesh përballen me ankth në jetë, qofshin momentet e stresit në punë apo nervozizmi para një eventi të rëndësishëm. Por për njerëzit...

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona/ Fotoreporteri zbulon sekretin

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë disa sy që nuk shikojnë,...

Igli Tare flet si kuqezi: Xhaxhallarët ishin me këtë ekip, kthejmë lavdinë

Igli Tare ka folur për 'Milan Tv' pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit. "Bjondi" shqiptar ka një përvojë të gjatë prej 15...

Treni “Rama”, dhe karroca “Berisha”

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës, besoj se do të ishim...

Lajme të tjera

Web TV