“Gjykatësi i Parisit pranoi padinë time”/ Berisha i bën thirrje Sekretarit Amerikan të Shtetit: Dërgo në gjykatë çdo fakt dhe provë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka dhënë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë që ish-kryeministri ka bërë ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pak muaj me parë e shpalli ‘non grata’.

“Unë kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken, të dërgojë në gjykatën e Parisit cdo provë fakt dhe dokument që ka për Berishën, por ju garantoj se ka zero, zero…”, tha Berisha nga foltorja me demokratët në Kavajë.

Më tej ish-kryeministri vijoi duke thënë: “Problemin tim, unë e kisha zgjidhur. E kisha zgjedhur rrugën. Këtu para jush dhe njëherë ju them, rroftë drejtësia”.

Në maj të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shpalli të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Blinken u shpreh se aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri.

Sekretari po ashtu shpalli non grata edhe anëtarët e familjes së ish-kryeministrit si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri” shkroi  Blniken për ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin e Shqipërisë.

Të fundit

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Lajme të tjera

Web TV