Ishte strehuar dhe fshehur në Brazil, kapet trafikanti shqiptar i shumëkërkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane pak ditë më parë në San Paolo. Shtetasi Shaqir (Hektor) Nikolli është një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas mediave të huaja Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan më datë 20 Tetor një shtetas shqiptar në kërkim, pjesëtar i një organizate kriminale për trafikun ndërkombëtar të drogës.

45-vjeçari ishte dënuar më herët me 10 vite burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut. Po ashtu edhe në Shqipëri Nikolli akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996 në Dibër.

Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjenë, Austri me qëllim ekstradimi drejt vendit tone. Shaqir (Hektor) Nikolli do të qëndrojë në burg, në pritje të procedimit të procesit të ekstradimit.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV