SHBA/ Një gjykatë apeli bllokon përkohësisht rregullin e administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë federale e apelit në SHBA bllokoi përkohësisht të shtunën rregullin e administratës së presidentit Biden, sipas së cilit punonjësit në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme “të mëdha statutore dhe kushtetuese” me këtë rregull.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Pestë në New Orleans vjen pasi shumë shtete të udhëhequra nga republikanët ndërmorën sfida ligjore kundër rregullit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 4 janar.

Në një deklaratë, juristja e Departamentit të Punës, Seema Nanda tha se Departamenti ishte “i sigurt në autoritetin e tij ligjor” për të lëshuar këtë rregull që do të zbatohet nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA).

“Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i jep qartë autoritetin OSHA-s për të vepruar shpejt në rast urgjence kur agjencia konstaton se punëtorët janë nën një rrezik të madh dhe është i nevojshëm një standard i ri për t’i mbrojtur ata,” tha ajo. “Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta mbrojtur këtë standard në gjykatë.”

Qëndrimi vjen dy ditë pasi administrata Biden bëri publik rregullin, i cili u përball menjëherë me sfidat për veprime ligjore nga guvernatorët republikanë dhe të tjerë, të cilët argumentuan se ai tejkalonte autoritetin ligjor të administratës.

Urdhri i gjykatës i së shtunës erdhi si përgjigje ndaj një peticioni të përbashkët nga disa biznese, grupe interesi dhe shtetet e Teksasit, Luizianës, Misisipit, Karolinës së Jugut dhe Jutas. Rregulli po përballet gjithashtu me sfida të veçanta ligjore përpara gjykatave të tjera.

Urdhëri prej dy faqesh i kërkon administratës Bidenit që t’i përgjigjet kërkesës për ta anulluar në mënyrë të përhershme rregullin deri të hënën pasdite./ VOA

Të fundit

“Mos të bëjë viktimën”/ Xumi për Eglin: Çfarë i kam bërë unë asaj!?

Në një bashkëbisedim me Aldon, Xumi ka shprehur pakënaqësitë që ka me Eglin, pasi kjo e fundit e ka...

Trump merr sot detyrën si president i SHBA/ Berisha: Do kërkoj heqjen e non gratës

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të...

Kreu i SPAK/ Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur më çështjet e nxehta të drejtësisë dhe jo vetëm. Dumani theksoi...

Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re ekonomike po fillon

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump. Basha gjithashtu ka zhvilluar një takim...

69% e infrastrukturës në Rripin e Gazës është shkatërruar, rindërtimi deri në 2040

Miliarda dollarë do të nevojiten për të rindërtuar Gazën pas luftës Izrael-Hamas, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Një armëpushim midis dy palëve ndërluftuese hyri...

Lajme të tjera

Web TV