Nënë Tereza/ Vlerësimi i Amerikës, i jep titullin “Qytetar Nderi i SHBA” në të gjallë të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 nëntor të vitit 1996, Nënë Tereza pranoi çmimin e qytetare e nderit e Shteteve të Bashkuara.

Çmimi “Qytetar Nderi i Shteteve të Bashkuara”, është çmimi me i madh për jo-amerikanet. Vetëm shtatë persona kanë qenë të nderuar me këtë çmim në historinë e Shteteve të Bashkuara, pesë pas vdekjes, dhe dy persona ndërsa ishin ende gjallë.

Një vit para vdekjes së saj, Agnese Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza, u bë personi i vetëm së bashku me Sir Winston Churchill që ishte nderuar me çmimin “Qytetar Nderi i SHBA”-së, ndërsa ende ishte gjallë.

Edhe pse murgesha shqiptare e cila ishte lauruar me Çmimin Nobel të Paqes dhe çmimin e Presidentit për Medaljen e Lirisë ajo kishte qëndruar pak kohë në Shtetet e Bashkuara, të Misionareve të Bamirësisë, që ajo e kishte themeluar në vitin 1950, duke hapur një kuzhinë që shërbente ushqim, në strehimoret e emergjencës, për shtëpi pleqsh dhe strehimeve të tjera në të gjithë vendin.

Ajo ishte njoftuar nga ambasadori amerikan në Indi për dhënien e çmimit Qytetare Nderi. Shtetet e Bashkuara, vendin në të cilin Nënë Tereza arriti në vitin 1929, e quajtur murgeshën 86-vjeçare, “një bijë të Amerikës”.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebra dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo u vlerësua dhe u kritikua për akuza të ndryshme, të tilla si për pikëpamjet e saj për abortin dhe kontracepsionin.

Lexo edhe :  SHBA dëmshpërblen gratë e dhunuara në burg: 1.1 milionë dollarë për çdo akuzë

Mirënjohja amerikane për Nënë Terezën

-Më 1985 presidenti Ronald Reagan do ta nderonte me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

-Nëna Terezë është ndër personalitetet e rralla të cilës më 1996 nga presidenti Bill Clinton ju dha titulli Qytetar Nderi i Amerikës

-Më 6 qershor 1997, Kongresi Amerikan nderoi Shën Nënë Terezën me Medaljen e Artë.

Pas këtij nderim i të Kongresit, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:

1962 – Çmimi Ramon Magsaysay

1973 – Çmimi Templeton

1978 – Çmimi Balzan

1979 – Çmimi Nobel për Paqe

1980 – Çmimi Bharat Ratna

1985 – Çmimi Medal of Freedom

1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovë

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV