“S’keni parë gjë akoma”/ Rama-opozitës: Do i digjni lëkurën njëri-tjetrit me cigaren që keni pirë bashkë 30 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha këtë pasdite se gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në Parlament. Sakaq, Rama i kërkoi opozitës të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta nëse duan që të kenë bashkëpunimin e tyre.

“Ju mund të tregoni me gisht me radhë gra e burra mbas kurrizit tim duke i etiketuar me fjalët më të ulëta, duke e legalizuar me të drejtë qytetarie fjalën kriminel, trafikant, juve ju duken normale. Ndërkohë jam shumë i kënaqur kurdoqodftë që do hapen, nuk do gjenden në fjalimet e mia kur një personi t’i jem drejtuar me akuza penale, ta kem etiketuar si kriminel, etj etj. Jo se s’kam pasur përballë të tillë në këtë sallë, por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që unë synoj kur flas, dhe respektin që unë kam për njerëzit, natyrisht për të gjithë ata nga kjo anë, dhe mësuesit e mi të gjuhës.

Nuk mund ta ul veten në atë nivel ku gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në këtë parlament. Kjo gjuhë e dëmton shumë rregullacionin e të gjithëve ne sepse njerëzit jashtë as nuk kanë kohë dhe as detyrën për të bërë diferencën. Dihet botërisht se midis një shfaqje ku pianisti thyen pianon, dhe ai që luan Sonatën e Hënës, audiencë ka ky që thyen pianon. Ju patjetër që së pari damkosni veten, edhe për sot, edhe për nesër si humbësa si historikisht, por dëmtoni të gjithë këtë fushë profesion vokacion, që quhet politikë. Me klithma, me histeri, me vajtime, harrojeni se më bëni të ndryshoj mendim.

E kuptoj shumë mirë se çfarë ishte gjithë ajo që ndodhi dje dhe kjo që ndodh sot në aspektin e tensionit që ju keni, por nëse doni ta ktheni përsëri timonin në atë rrugë, është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne gjë tjetër pastaj veç mirësjelljes formale. Gjithë ato që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë, dhe jo t’ju dëgjojmë vetëm formalisht me respekt, nga ne nuk ju kemi ndërperë, dhe nga ana jonë kur flitet nuk drejtohen gishta, nuk sulmohen njerëz. Nuk vijnë fjalë nga rruga në mikrofon, zgjedhja është e juaja. “-tha Rama.

Lexo edhe :  Rama në mbledhjen me Grupin Parlamentar: Sot, fokus te të vërtetat tona

Nga foltorja e Kuvendit ai iu drejtua demokratëve se nuk kanë parë asgjë akoma.

“Ju po e provoni në lëkurë, është vetëm fillimi, po hyni në një fazë që do ja digjni lëkurën njëri-tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë 30 vjet. Në vend se të merren me vendimet apo veprimet e tua, të merren me gjëra që ti as nuk i ke çuar në mend ti bësh, me gjëra që ti nuk do doje kurrë që të ndodhnin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha që ta provoni vetë këtë, s’keni parë gjë akoma, jo më nga ne por nga njëri-tjetri”, tha Rama.

Të fundit

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i...

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar....

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes...

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Lajme të tjera

Web TV