Pilula e re anti-COVID, EMA rekomandon përdorimin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, të premten, më 19 nëntor ka këshilluar që pilula eksperimentale kundër COVID-19 e prodhuar nga kompania Merck duhet të jepet brenda pesë ditësh nga simptomat e para të sëmundjes te personat e rritur, të cilët nuk kanë nevojë për trajtim me oksigjen dhe që janë në rrezik që gjendja shëndetësore të iu përkeqësohet.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë, por ka këshilluar kundër përdorimit të këtij ilaçi te gratë shtatzëna apo të grave që planifikojnë të bëjnë fëmijë.

“EMA lëshon këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi, para se ai të marrë miratimin e tregut… në kohën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 në gjithë Evropën”, tha EMA.

Muajin e kaluar, EMA nisin të shqyrtojë pilulën e kompanisë Merck, që quhet Lagevrio dhe të premten tha se do të nisë të shikojë edhe të dhënat e pilulës së krijuar nga kompania Pfizer, me qëllim që të japë rekomandimin nëse duhet të përdoret apo jo.

Po ashtu EMA tha se edhe nënat gjidhënëse duhet të ndalojnë ushqimin e fëmijëve me gji në kohën kur marrin pilulën e kompanisë Merck.

Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50% rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë./REL/

Të fundit

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV