Mungoi në foltoren e Berishës/ Flet kreu i PD në Librazhd: U trishtova kur pashë persona që në 2005-2013 kanë zhavtur qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Vreto , kryetar i PD në degën Librazhd përgjigjet ndaj akuzave për mospjesëmarrjen e tij në “foltoren” e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë të dhënë për Fax News, Vreto ka theskuar se nuk mund të ishte i pranishëm një një “foltore” ku sipas tij kishte persona të cilët kishin zhvatur qytetarët për 8 vite nga 2005 deri në 2013.

Sa i përket personave që e akuzojnë, ai u shpreh se ata qishin të njëjtët që kishin ndenjur me personalitete të partisë Socialiste dhe shtoi se ishte i zgjedhuri legjitim nga anëtarët e PD në Librazhd.

“Së pari në foltoren e zotit Sali Berisha nuk isha i njoftuar si kryetar i degës së partisë Demokratike. Absolutisht isha në kontakt me shumë demokratë dhe me struktura të partisë Demokratike. Të gjithë ata që kanë hedhur akuza duhet të dinë qartë dhe ta vendosin mirë në kokën e tyre se unë vij nga një familje e madhe patriotike dhe me histori që nga koha e Rilindjes dhe më tutje. Nuk mund të them për rilindjen e sotme që e kanë bastarduar këtë lloj termi. Dua të them se kam mbi 30 vite në demokraci që kam bashkëpunuar me krenari si me liderin historik si me kreun aktual Lulzim Basha.

PD u kthye me mision të caktuar për të shkruar historinë. Librazhdi im kishte një datë feste të vetën, pra çlirimin e tij dhe në cdo vit ne e kemi nderuar këtë festë. Unë si përfaqësues i degës së PD këtu përveç një viti, kam qenë cdo vit. Ata që më akuzojnë sot mua kanë ndenjur në një çadër me Gramoz Ruçin dhe me Namik Doklen. Si duhet të veproja unë, të mos merrja pjesë në festën e clirimit të Librazhdit? Demorkatët dhe militantët e shkretë prej 30 vitesh nuk kanë fituar asgjë.

U trishtova shumë kur aty ishin ata persona që në 2005 dhe 2013 i zhvatën xhepat e qytetarëve për të regjistruar një pronë dhe për t’i futur në punë. Rrinë me laptop në dorë duke parë kush të dalë në pension t’i marrin paratë. Unë i kam bërë që në atë kohë këto denoncime dhe e pësova duke ngelur i papunë. Unë jam legjitim i zgjedhur kryetar me mbi 80% të votave”./Fax

Të fundit

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë...

Lajme të tjera

Web TV