Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha me “Foltoren” e nisur i shërben Beogradit dhe qëllimeve të tij për të nxitur konflikt civil në Shqipëri.
“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës”, shkruan avokati.
Ngjella deklaron se Berishës i është bërë kjo kërkesë nga Serbia, por këtë herë është në dorë të ish-kryeministrit që ta pranojë apo jo vënien në shërbim të interesave të Beogradit për të nxitur konflikt veri-jug. “A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?”, thotë ai.
Avokati paralajmëron edhe pasojat e një pranimi nga Berisha, sipas tij.
“Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë. Le të presim e të shikojmë…”, shkruan ai.