“Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Promovimi i librit “Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut” u krye me pjesëmarrjen e shumë intelektualëve të shquar dhe artistëve të mëdhenj të Teatrit Popullor, që kanë interpretuar me aktorin  Seit Boshnjaku. Nderimi u bë nga disa personalitete të artit dhe  të shkencë si Margarita Xhepa” Nderi i Kombit”, Birçe Hasko, “ Mjeshtër i Madh”, Luftar Paja, Artist i Popullit”, Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami “Nderi i Kombit” Dhimitër e Roza Anagnosti, kleriku Baba Edmond Brahimaj, deputeti Dr. Bujar Laskaj,profesorët e nderuar Ethem Ruka, Paskal Milo, Rexhep Uka, Profit Canaj” Mjeshtër i Madh”, Bardhosh Gaçe, sociologu Gëzim Tushi “ Mjeshtër i Madh”, si dhe Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, Aleksandër Çipa, etj.

Veprimtarinë e moderojë gazetari dhe shkrimtari i njohur Albert Zholi, ku morën fjalën Gëzim Tushi, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Aleksandër Çipa, Bujar Leskaj, Bardhosh Gaçe, etj.

Ata theksuan dy anët e medaljes të jetës të Seitit, atë patriotike dhe artistike, dy binjake që i dhanë shkëlqim jetës së tij. Seiti pati fatin që lindi në djepin e kulturës shqiptare në Shkodër. Ai, pati një fëmijëri të vështirë, se krahas varfërisë së kohës ju shtua dhe humbja e babait dhe u detyrua të futet fëmijë në punë si çirak në një punishte  këpucësh ku u aktivizua  me grupe amatore kulturore. Kur u tensionua situata për nevoja ekonomike iku në Filarmoninë e Romës dhe pas disa vjetësh u kthye në Shkodër ku u përfshi në grupet revolucionare me Vasil Shanton e shumë të tjerë. Për veprimtari revolucionare u burgos  në burgun e Shkodrës ,ku qëndroi për 9 muaj dhe pastaj u transferua në kampin famëkeq të Prishtinës. Është e njohur tragjedia e pushkatimit të 104 të burgosurve në një natë nga bishat fashiste gjermane, ku Seiti të nësërmen falë shkathtësisë së tij së bashku me tre shok e çanë rrethimin nën breshërinë  plumbave dhe shkuan në brigadën e Kosmetit në Prishtinë, ku luftuan bashkë me vëllezërit kosovar deri në pragçlirimin e vendit. Pastaj erdhi në Shqipëri ku u aktivizua në Ansamblin e Ushtrisë Popullore dhe mandej në Teatrin Popullor, që ju bë shtëpia e dytë deri sa doli në pension. Për personalitetin e Tij gjatë luftës Nacionalçlirimtare flet shumë libri, për patriotizmin, trimërinë dhe aktivitetin e tij revolucionar ,  por gjithë përshkrimi në libër koncentrohen te tre medaljet  akorduar nga Presidiumi i Kuvendi Popullor: “Medalje e Çlirimit”, “Medalje e Kujtimit” dhe “Medalje Trimërisë: ndërsa për aktivitetin e tij ne teatër kanë folur artistë të shquar të teatrit Popullor, që vlerësimet e tyre janë një pasqyrim i karakterit dhe talentit të Seit Boshnjakut;

  Vlerësime të rralla.

 Margarita Xhepa, “ Artiste e Popullit “-“ Nderi i Kombit”

Ishin vitet e pasioneve të mëdha. Atëherë ishte koha e të mëdhenjve. Seiti i qëndiste karakteret e tij. Ai ishte një prind i shkëlqyer dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyera me aktorët. Për të mund të flas shumë, pasi tek ata gjeta njerëz të thjeshtë, që erdhën nga të gjithë rrethet e Shqipërisë për të bërë Teatrin Kombëtar. Erdhën nga Shkodra, Vlora, Gjirokastra, Korça me dëshirën për të bërë një teatër me emër dhe e bënë në sajë të punës së tyre të palodhur, të sakrificave të tyre pa pretendime,të studimit dhe të dëshirës së madhe për punën.

Këta aktorë e rritën shumë nivelin e teatrit shqiptar, ndaj kanë emër dhe sot. Rolet pikante të Seit Boshnjakut, e kanë zanafillën tek dashuria e madhe që ai kishte për teatrin, për aktrimin në të gjitha dimensionet e tij. Kur rrija me Seitin, nuk ngopesha duke dëgjuar histori jetësore të pabesueshme, pasi ato histori i bënë ata të ndërgjegjshëm për misionin historik që kishin në Teatrin Kombëtar. Pa Ata, teatri s’do të kishte famën që gëzon sot.

Reshat Arbana “Artist i Popullit” – “Nderi i Kombit”

Tek ulem për të thënë pak mendime, për aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar, Seit Boshnjakun, mëndja më shkon vite shumë më parë, kur ende nuk i kishim bërë të 16-tat, e na ndalohej hyrja për në sallat e shfaqjeve teatrale apo në kinema.  Megjithatë, ne arrinim të siguronim ndonjë biletë për të ndjekur premierat, ku interpretonin aktorët e mrekullueshëm të këtij teatri, mes të cilëve qëndronte plot dinjitet edhe Seit Boshnjaku.

E kam ende të gjallë portretin e tij të veçantë dhe ekspresiv, plot dritë, hije, thyerje, e skalitje, si prej skulptori të talentuar. Portreti i tij fliste shumë, për karakterin që Ai interpretonte.  Një shprehje e egër, plot ngarkesë emocionale aq e besueshme, bënte që ta urreje dhe harroje që shihje një figurë artistike, që ishte larg karakterit të tij, të butë e të dashur.

Ata që patën fatin ta ndiqnin në rrugën e tij të gjatë artistike, këtë qytetar, familjar, e shok të mirë, ruajnë të gjallë në kujtesën e tyre, rolet që bënë ferk, veçanërisht në ato episodike, që i qëndiste plot art e u jepte jetë e dashuri në sytë e spektatorit.

Këto pak gjëra që thash për Seitin, jam i sigurt se i kanë dhe shumë të tjerë si unë, që patën fatin e madh të përcillnin në skenën e teatrit shqiptar, të mëdhenjtë e atij oborri, që me punë e përpjekje të palodhur në vite, na lanë aq sa mundën krijime e figura të papërsëritshme.

Seit Boshnjaku , radhitet në gjerdanin e artë të Teatrit Kombëtar, plot dinjitet, në vendin e Tij të merituar.

 Birrçe Hasko, “Artist i Merituar”,  “Mjeshtër i Madh”

Kam qenë student një vit e gjysmë, kur kam njohur Seit Boshnjakun. Ishte periudha kur të gjithë aktorët e Teatrit Kombëtar ishin të përkushtuar ndaj krijimtarisë. Kishin një disiplinë absolute. Edhe me role të vegjël nuk gjeje role të çara në nivelin artistik. Ai ka marrë pjesë dhe në krijimtari filmike me role të realizuara. Kinematografia ishte në fillimet e veta dhe ai kishte një mobilizim të madh për rolet. Edhe në filma ai ishte po aq i përkushtuar sa në teatër. Nuk i ndante rolet në të vegjël apo të mëdhenj, por luante me atë nivel. Me atë dashuri sikur të ishin role të veçantë. Kjo ishte e veçanta e krijimtarisë së tij.

LUFTAR  PAJA   “ Artist i Popullit”

Në  plejadën e artistëve të viteve ’60, e pak më herët ka qenë dhe Seit Boshnjaku, që debutonte në atë kohë në Teatrin Popullor, që sot quhet Teatri Kombëtar. Seiti ishte një aktor me një plastikë të veçantë, shumë të lakmueshme. Midis të tjerave ishte tepër skrupuloz në punë, besnik tekstesh, besnik i orareve, në të gjithë pjesëmarrjen. Nuk kishte artist kaq të edukuar e kaq punëtor sa ishte Seit Boshnjaku. Seiti dhe shumë artistë të tjerë që i kujtoj me respekt, se unë në atë kohë isha në kursin një vjeçar për aktrim në Teatrin Popullor me profesor Andrea Malon, Pjetër Gjokën, Selman Vaqarin, etj, kam pasur mundësinë dhe  i kam vërejtur nga afër dhe mund të them me bindje se puna e Seit Boshnjakut, Gjon Karmës, Marie Kallamatës, Tef Palit, e shumë artistëve të tjerë, ishin artistë të mëdhenj, por me role të vogla. Këta nuk kishin role kryesore, siç mund të kishin Kadri Roshi, Naim Frashëri, Mihal Popi, etj, këta kishin role karakteri. Teatrit i duhej prezenca e Mihal Stefës, prezenca e Gjon Karmës, apo edhe e Seit Boshnjakut.

Lexo edhe :  Lamtumira e fundit për Jorgo Papingjin! Flasin këngëtarët Frederik Ndoci dhe Elton Deda

Psh. Rolet e xhandarëve që bënte Seit Boshnjaku, zor se i gjeje të goditura në tjetër vend. Ishte i prerë për ato role siç ishin dhe shumë aktorë të tjerë. Këta artistë të mëdhenj me lojën e tyre kanë thyer konceptin se s’ka role të mëdha e të vogla, por ka artistë të mëdhenj. Dhe një ndër këta artistë të mëdhenj ka qenë dhe Seit Boshnjaku, për të cilin ruaj një respekt të jashtëzakonshëm për rolet që ka luajtur gjatë jetës së tij.

Unë s’mund të rri pa bërë dhe një kritikë për organizmat drejtuese që vijnë më pas dhe përqendrohen vetëm në disa figura kryesore e harrojnë një realitet artistik, që skena është art kolektiv. Skena ka nevojë edhe për shërbëtorë, e për gjyshër dhe gjyshe, baballarë, heronj dhe shërbyese. Këto role që i kanë bërë shumë mirë disa aktorë të mëdhenj, harmonizoheshin me rolet kryesore, e kështu nxirrnin një spektakël të arrirë që është duartrokitur nga më i madhi deri te më i vogli.

Lazër Filipi, “Artist i Merituar”

Seit Boshnjaku ka qenë në fillim në Teatrin e Ushtrisë. Seiti ka qenë një njeri shumë i dashur, por në pamje dukej shumë serioz. Në role ka qenë i planit tragjik dhe i planit dramatik, por në jetë ishte me shumë humor. Na tregonte shumë histori me Gjon Karmën në burgun e Prishtinës. Ishte një burg i tmerrshëm, na thoshte. Tregimet e tij për këtë kamp ishin shumë interesante dhe ne magjepseshim shumë me tregimet e tij, madje, hutoheshim fare. Drama e tij në këtë kamp dhe e shokëve të tij na habisnin. Gjok Karma i planit humoristik, kur na tregonte të njëjtin ngjarje ne qeshnim, pasi ai kishte tjetër ngjyrë tregimi. Këto janë dy detaje kryesore të një aktori që është i një plani dramatik dhe një i planit humoristik. Për mua, Seit Boshnjaku ishte një njeri shumë i dashur. Ka pas shumë mik Xhevat Serezin, kur kemi bërë një turne të madh rreth Shqipërisë, Seiti gjithmonë merrte pjesë në shakatë e mbrëmjeve tona, dhe një prej tyre ishte se, gjoja Seiti ishte shumë sëmurë dhe duhej kthyer urgjent në Tiranë se nuk rron dot pa familjen. Dhe Xhevati, miku i tij (Ku babanë e ka pasur dramaturg, një ndër themeluesit e Teatrit Amator) duke bërë shaka me të e besoi plotësisht, Seiti duke bërë vazhdimin e shakasë se ishte sëmurë për familjen, futet në liqenin e Pogradecit me gjithë kostum brenda. Të tjerët që ishin jashtë shakasë e besuan se Seiti ishte sëmurur pse ishte larg shtëpisë. Ne qeshnim pasi e dinim se çfarë shakaje luhej. Seiti ishte një njeri i dashur që pranonte çdo shaka.

Me Seitin kam luajtur në disa pjesë teatrale. Ai ishte aktor i roleve episodike dhe i roleve të karakterit. Ai krijonte imazhin e një personazhi shumë serioz, pasi dhe portreti i fytyrës dhe pamja e tij ashtu flisnin. Zëri i tij, gjatësia e tij trupore, kanë bërë që ai të ishte shumë i suksesshëm në rolet e tij episodike, teatrale dhe kinematografike.

Një monografi për personalitetin kompleks të aktorit Seit Boshnjaku!

Nga Gëzim Tushi

  1. Vlerat e monografisë…

Këto ditë doli nga botimi dhe u promovua në një ceremoni shumë interesante, monografia “Sfidat e jetës së Seit Boshnjakut”, shkruar nga Prof Dr Ago Nezha. Një vepër e realizuar me përgjegjësi dhe frymëzim, kushtuar për këtë njeri që ka një pasuri jetike me një dialektikë jetësore interesante, duke qënë njëkohësisht dhe në të njëjtën kohë jo vetëm një qytetar i mirë shkodran por edhe një personalitet i njohur, një nga aktorët e mëdhenj për luajtjen me mjeshtëri të lartë të figurave dinamike e të larmishme teatrore, sidomos të të “roleve të vogla”.

Në se do ta klasifikonim këtë vepër si “gjini”, ajo padyshim është së pari në formatin e sigurt të monografisë. Por në se veprës do t’i bëjmë një prerje të brendshme dhe diagnozë tipologjike diferenciale, duhet pranuar se ajo është një vepër sinkretike që ndërtohet mbi bazën e dy “shtyllave” që krijojnë një “unitet” midis të vërtetës historike të jetës objektive individuale e të personalizuar të Seit Boshnjakut, dhe krijimit të një vepre të vërtetë letrare. Autori ka ndërtuar arkitekturën e librit duke kombinuar me elegancë hapësirën e konteksteve historike e personale, në të cilat është rritur dhe zhvilluar personaliteti intim, human e social i Seit Boshnjakut. Ky unitet delikat, jo i lehtë për t’u realizuar pa sforcime e kërcitje subjektive, është nja nga meritat e autorit të monografisë. Shkrirja e “limfës krijuese” duke ruajtur sensin e masës, pa idolatrizuar artificialisht subjektin, por edhe pa e deformuar subjektin, është kuintesenca e librit.

Autori ka ditur të kalojë me sukses dhe inteligjencë “kurthin e rrezikshëm” midis njeriut të afërt (autori monografisë është dhëndër i Seitit) dhe sovranitetit të studiuesit, duke bërë dikotomi të saktë të shpirtit me mendjen, të anës emocionale me atë racionale, të dëshirës me të vërtetën, si shprehje e përgjegjësisë morale, historike e intelektuale.

Monografia sjell fakte, ngjarje argumente mbushamendëse, që të japin të drejtën të pranosh pa asnjë diskutim, se Seiti në skenë ishtë një aktor me fizionomi të qartë, diapason të gjërë dhe autoritet artistik të padiskutueshëm. Monografia sjell një pasuri pa fund faktesh që të bindin se Seit Boshgnjaku ishte në të njëjtën kohë dhe mbi të gjitha një njeri me botë të madhe shpirtërore, emocionale e sociale që diti mbi të gjitha të ishte një “aktor” serioz, i vërtetë që gjatë gjithë jetës diti të ishte edhe “autor i dramës” së vet. Të cilat i luajti me kurajo, kujdes dhe sukses të padyshimtë.

Monografia nuk është thjesht histori lineare e jetës së një njeriu. Autori duke i qëndruar konsekuent objektit të të menduarit (jetës personale të Seit Boshnjakut) ka mundur t’i japë një dimension sinkretik dhe filozofik. Kjo sepse ai librin e ka ndërtuar mbi një strukturë të menduar mirë, kompakte, gjithpërfshirëse dhe sistemike. Një vepër historike e bazuar në konkretësinë kronologjike dhe ngjarjeve të vërteta e të sakta. Kjo pastaj e bashkuar me anën letrare, gjuhën dinamike e potencialin estetik, e bëjnë atë të dashur për lexuesin…

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV