2 ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar vjen në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit e tij për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përveç Kryeministrit dhe ministres së Jashtme ai do të takojë në kryeqytet edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Ambasada e SHBA ka postuar para pak minutave në Facebook se Escobar vjen në Tiranë edhe për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Edhe korrupsioni, edhe minimi i demokracisë ishin argumentet kryesore të Sekretarit të Shtetit në SHBA Blinken në shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës më 19 maj të këtij vitit. Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Të fundit

Qyteti i famshëm italian nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës. Në...

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për t’u faktorizuar Albini

Nga Mero Baze Dy kandidatët shqiptarë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut morën afërsisht 23 për qind të votave, nga 19 për qind që...

“Nëse ka urdhër-arrest, nuk arratisem”, Meta: Unë i sëmurë?! Ja shikojeni, si ju dukem

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është I ftuar përballë gazetares Marsela Karapanço në emisionin “Frontline’ në Report Tv. E cilëson SPAK një...

Projekti i qendrës “Expo Albania”/Rama:Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi edhe vetë gjatë fjalës së...

Studimi i fundit, këto janë ushqimet që përmbajnë më shumë plastikë

Nëntëdhjetë për qind e mostrave të proteinave shtazore dhe bimore rezultuan pozitive për mikroplastikë sipas një studimi të Shkurtit 2024. As vegjetarianët nuk mund...

Lajme të tjera

Web TV