Nga Kastriot Kotoni
Një foltore më pak apo një heshtje më shumë në dy kampet brenda partisë më të madhe opozitare nuk përbën thelbin e këtij shkrimi. Asnjë prej shembujve të deritanishëm të politkikës shqiptare nuk e ka modelin e kësaj situate politike në vend qysh kur është krijuar shteti shqiptar. Sovranistë apo pro-amerikanë, siç duan ta quajnë këtë lëvizje brenda opozitës, është një gramatikë e historisë së kësaj partie, të cilën gjithkush e ka ndjekur, nuk e surprizon, veçse ndjek ciklin e saj e cila sa herë ka kriza e gjen fajtorin tek faktori i jashtëm, si dikur PPSH e cila nxirrte grupe armiqësore me ndikim nga jashtë. “Non grata” për Sali Berishën dhënë nga shteti amerikan ka në brendinë e vet qëndrimin reflaktar të një shteti mik ndaj fenomenit të korrupsionit kundrejt të gjithë politikanëve shqiptarë e jo shqiptarë nëpër botë, ndaj edhe ne në Shqipëri nga një lajm i ri dhe tepër motivues për luftën kundër korrupsionit nuk i bashkohemi zërit të veprimit të shtetit mik amerikan, por ndahemi në dy kampe. Çfarë kemi mësuar në këto 30 vjet pluralizëm është se para ligjit jemi të gjithë të barabartë, por në të vërtetë nuk e pamë të realizuar këtë aksiomë të demokracisë perëndimore. Nëse e kemi këtë gjendje të ekonomisë dhe politikës shqiptare, kush e pengoi drejtësinë që të zbatohej e kush premtonte më shumë me zë e figurë luftë kundër korrupsionit? A nuk ishte Sali Berisha? Po si nuk pamë asnjë politikanë pas hekurave dhe pse denoncimet e linçimet e tij ndaj kundërshtarëve politikë ishin të pamata, sa një mal. Saliut vetëm pushteti i ka interesuar dhe ka flitruar me të gjithë ata që i ka akuzuar. Momenti kur ai çirrej kundër reformës në drejtësi ishte fakti më flagrant se ai përballë shteteve perëndimore kishte zgjedhur të ashtuquaturin “sovranitet”. Sovranitet, për çfarë sovraniteti fliste ky njeri që e katandisi Shqipërinë në vitin 1997 nën sovranitetitn e ushtrive të huaja. Kujtoni operacionin “Alba” e se mos e keni harruar qëndrimin e qeverive perëndimore për grushtin e shtetit të vitit 1998. Për bëmat e gjëmat e tija nuk ka enciklopedi politike që t’i ketë ato terma e faqe të zeza kundër popullit të tij (Piramidat financiare dhe Universitetet private, Afera e Gërdecit). Ecja përpara e Shqipërisë nuk është në dëshirën e njerit apo tjetrit politikanë në vend, por aspiratë e popullit shqiptar i cili në bindjen e politikës perëndimore meriton të hyjë në familjen evropiane. Vonesat e integrimit në familjen evopiane të Shqipërisë nuk mund të justifikoheshin, ndaj dhe ndërhyri faktori ndërkombëtar në Reformën në Drejtësi e kjo u dogji shumë politkanëve në vend që janë pasuruar në kurriz të këtij populli. Anëtarët e thjeshtë të kësaj partie i duhej sqaruar nga fronti i heshtjes që kërkon kuvendin tjetër të 18 Dhjetorit, se ndarja me të keqen pas “Ultimatumit” të Amerikës për shpalljen “Non grata” të poltikanëve shqiptarë duhej të shkundtëte të gjithë spektrin politik shqiptar e jo ca të fërkonin duart për ca emra të pozitës e ca jo, kur bëhej fjalë për opozitën. Lojra të tillla ambigue nuk e përcaktojnë një lider politk, por ato ishin një shans i humbur për këdo që e do vërtet të mirën e këtij populli. Të merresh sot me verifikime firmëtarësh, do të thotë që kjo parti nuk ka e as ka patur kurrë një dimension perëndimor për të ushtruar tek anëtarësia një vizion të së ardhmes perëndimore. Kjo parti është në të vërtetë fytyra e vërtetë e atij kongresi kur britmat për ish-liderin historik Sali Berisha ishin njëkohësisht edhe votuesit e të anatemuarit Lulzim Basha sot. Çfarë t’u thuash sot shqiptarëve që vetë e zgjedh e vetë e heq kryetarin e partisë në krye të tre muajve… Kush e pyet anëtarësinë për hallin personal të Sali Berrishës? Po kjo anëtarësi, e cila firmos për dy kuvendet e si i thonë asaj fjale me këtë mendësi folklorike “as me ty as kundër teje”, kaq e pazonja qenka për ta ndarë shapin nga sheqeri.
Në historinë e luftë së Vlorës në ndihmë të kryengritësve shqiptarë erdhi edhe një oficer italian me origjinë arbëreshe Xhovani Valenca, i cili kishte në ngarkim për ruajtje dy magazina armatimi në zonën e Panajas. Gjaku i të parëve dhe bindjet e tija e thërrsnin se kjo luftë ishte e padrejtë e ndaj i ndihmoi kryengritësit që të armatoseshin me armët e depove italiane. Për Xhovani Valencën është shkruar shumë pak nga historia shqiptare, por ekzistojnë libra e dokumentarë në Itali. Ai, si një ushtar mes dy fronteve, i shërbeu çështjes shqiptare dhe është dekoruar nga Presidenti i Republikës. Në romanin “Ultimatumi” të shkrimtarit Petro Marko për këdo që e ka lexuar me vëmendje, në faqen 262-263 ndeshemi me dilemat e Xhovani Valencës për t’i ndihmuar kryengritësit e Luftës së Vlorës. Xhovani ushtarak “Marshall” e kur mendon kështu pushkatohesh. Tradhëti. Ti si njeri i mirë që je, kujt i shërben? Mendohu mirë…Për Piaçentinin që bën tregëti me ushqimet e të vdekurve?
Dilemat që përfshinin Xhovanin duhet t’i kenë përfshirë edhe ata njerëz që i shkojnë pas “Foltoreve” e kuvendeve të partisë. Nuk janë të paktë ata që si një ushtri (mercenarësh) i kanë shkuar partive dhe kanë përfituar që nga shtëpitë e palegalizuara “Në tokën e zanun” e postet e ofiqet që u ka afruar partia si mësues, policë, doganierë, drejtorë, deputetë e ministra pa asnjë meritokraci, vetëm si mintingashë besnikë e anarshistë të shtetit shqiptar të cilët sot së bashku me llumin e të larguarve nga drejtësia duan të mbrojnë interesat e tyre personale. Ata nuk duan të tradhëtojnë kë? Klasën e tyre të korruptuar e i janë bashkuar liderit të tyre me gjoja teoritë e sovranistëve e rindëtimit të partisë në rregulla e norma statutore demokratike. Lumpena që kanë vjedhur kërkojnë demokraci? Ora e ndëshkimit po vjen edhe sikur sheshet e Amerikës të mbushen e nuk ka kush ju del për zot ore njerëz të verbuar e nuk ju ka ngelur një fije ndershmëri e patriotizëm, aq shumë e keni trashur zullumin që tash nuk keni më punë me Shqipërinë, por me Amerikën të cilës i dolët besëprerë e ngelët bij të etërve tuaj shpirtërorë të PPSH-së, me slloganin “Bar do hamë e parimet nuk do i shkelim”. Kujtoni foton me Enver Hoxhën të Sali Berishës që e kishte mohuar prej tridhjetë vjetësh. Por, në fakt bar hëngri populli shqiptar e ata me soj e sorrollop bridhnin rrugëve të Parisit, Vjenës, Stokolmit, e Romës për të hequr një dhëmballë e për të operuar një apandesit apo për të hequr ca kile peshë nga trupi i tyre.
Rajmond Aron në studimin e tij për ardhjen e Hitlerit në pushtet vinte në dukje se shkaqet ishin disa, por më kryesoret veçonte frymën populiste dhe premtimet që nuk i kishte ëndërruar ndonjëherë populli gjerman e mbi të gjitha shfrytëzimin e pakënaqësisë dhe aleancën me të gjitha llojet e rrymave politike të majta e të djathta anarshiste dhe ekstremiste. Të gjitha këto veti besoj se i kemi parë e prekur nga lideri historik Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet në pushtet me shpurën e tij, tashmë me Partinë e vërtetë Demokratike.
Copyright Fjala.al
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.