Atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit, policia: Kemi rrethuar Laçin për të kapur autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Rakip Roli 55-vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç me breshëri automatiku teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Audi”. Policia deklaron se janë ende të paqarta rrethanat në të cilat është ekzekutuar biznesmeni. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 08:45 në Sanxhak, Kurbin në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Rakip Roli i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Të fundit

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga...

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Nga Indrit Vokshi PD ka "vjedhur" 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani Edvini i Zi i Drogës...

Prodhimi për orë pune në Shqipëri, 35% më i ulët se rajoni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve...

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri. Ky veprim...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Lajme të tjera

Web TV