“Nuk do ia fal kurrë”/ Basha: Demokratët refuzuan thirrjen për bojkot të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për mediat kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se nuk do t’ia falë kurrë këtë gjë që po bën.

Basha më tej është shprehur se Berisha tashmë është bërë një barrë për PD-në që me skenën e sotme kujtoni një nga kohët më të  hidhura të shqiptarëve.

“Sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit ku Këshilli nuk iu përgjigj thirrjes për bojkotim sot ndërmori një akt që i kujtoi shqiptarëve një nga kohët më të hidhurat nga një kohë e mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjen për bojkot votuan dhe vendosën dhe asnjë anëtar i asaj që do të mblidhet në mënyrë madhështore me 18 dhjetor do të marrin pjesë me vendosmëri në një proces politik shprese.  Ky proces do të përfundojë me sukses dhe shqiptarët do të vijnë në pushtet. Regjimi nuk do të largohet më një non grata por me një parti krah SHBA-ve mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj selie. Berisha është tubi i vetëm i oksigjenit që mban gjallë regjimin. Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, të shqiptarëve me mbi 50% të shqiptarëve që nuk shtrojnë më shumë se një vakt në shtëpi merremi me tollovin ë eBerishës. Nuk ia fal kurrë këtë dhe nuk ka demokratë që do ia falë. Berisha është bërë një barrë për PD-në”– tha ai.

Të fundit

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Finalja e ‘Eurovision’/ Sondazhi i Wiwiblogs e rendit të parën këngën ‘Zjerm’

Shkodra Elektronike, dyshja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, do të ngjitet këtë të shtunën në skenën e madhe të Bazelit në natën finale....

Kujdes nëse konsumoni këtë qumësht, në Itali tërhiqet nga tregu pas një rasti sëmundjeje

Supermarketet Basko kanë publikuar tërheqjen paraprake nga ASL të disa pakove me qumësht 100% gjysmë të skremuar Ligurian Piemonte nga projekti i tyre “Cilësia...

Lajme të tjera

Web TV