Arrestimi i Kokës/ Opozita feston suksesin, Basha bën përgjegjëse qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Opozitës, Lulzim Basha ka reaguar sërish për arrestimin e Lefter Kokës, duke kërkuar që SPAK të hetojë Edi Ramën. Basha ka pranuar se ka pasur korrupsion gjatë qeverisjes së PD, ndërsa ka premtuar se do të shkëputet nga e kaluara

Shefi i Opozitës Lulzim Basha ka folur sërish dje për arrestimin e Lefter Kokës duke kërkuar që SPAK të hedhë sytë edhe nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Në një reagim për median ai tha se edhe në qeverisjen e Berishës ka pasur njerëz të korruptuar, duke premtuar se do të shkëputet nga e kaluara. “Edhe ish-qeverisja e PD ka pasur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë! Por, ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe dhe të zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët”, u shpreh Basha para gazetarëve. Basha u shpreh se PD-ja mbështet drejtësinë në të gjitha veprimet e saj kundër korrupsionit. “Unë dhe PD-ja përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të larta me gjithë presionin e madh të përditshëm! Ashtu siç kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me denoncimet për korrupsionin galopant të qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar në Europë, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, ashtu ne do të përkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër armikut të mirëqenies së shqiptarëve”, tha Basha.

Basha i pandehur

Kreu i PD-së Lulzim Basha para mediave foli edhe për akuzat që ka marrë gjatë kohës që ishte ministri i Transporteve kur ndërtoi “Rrugën e Kombit”. Basha tha se ka qenë i vetmi që ka shkuar para drejtësisë dhe drejtësia e ka dhënë përgjigjen, duke e cilësuar një sulm të keqorganizuar politik. Ai tha se ka kërkuar heqjen e imunitetit për veten dhe se ndaj është para gazetarëve pa asgjë për të fshehur dhe pa askujt për t’iu trembur. “I vetmi që kam shkuar para drejtësisë dhe që jam përballur me drejtësinë, i vetmi që kam kërkuar heqjen e imunitetit kam qenë unë. Por kjo s’do të thotë që ajo ka qenë e vetmja çështje. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet. Drejtësia u përgjigj dhe vendimi i drejtësisë tregon se e gjitha ishte një sulm i keqorganizuar politik. Askush nuk e di për çfarë u ngrit ajo akuzë. Akuza ishte që ishin shpërdoruar 267 milionë euro ndërkohë që ishin paguar vetëm 60 milionë euro parapagesë sipas një kontrate të lidhur sipas ligjit. Kaq qesharake ishte akuza. Në fakt ajo as nuk u konsiderua as akuzë. Vendimi i Gjykatës së Lartë i formës së prerë konkludoi se prokuroria nuk arriti dot të ngrinte një akuzë, por të paktën unë u përballa. Nxirrni nga arkivi kërkesën time drejtuar parlamentit për të më hequr imunitetit. Unë kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar dhe jam përgjigjur. Dy vjet e mbajti Rama akuzën që është bërë tani akuza Rama-Berisha për dosjen Muzin, u hetua, u hodh poshtë. Zero fakte dhe zero prova! U ankimua, shkoi deri në Gjykatë të Apelit. E kam thënë disa herë të vërtetën. Shkoni kërkoni në Prokurorinë e Tiranës, shkresën që flinte në sirtar nga SHBA që kishte zero procedim në SHBA, por helmi kur hidhet ditë për ditë si uji në rubinet i ngelet njerëzve. E vërteta është kjo që ju them unë.

Lexo edhe :  Berisha tregon a do të formojë koalicion me Ilir Metën në zgjedhjet e 11 Majit

Reagimi i Berishës

Ish-kryeminisëtri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të zëdhënëses së PD, Ina Zhupa pas deklaratave të saj. Zyra e ish-kryeministrit shprehet se Berisha ka qenë ndër të parët që ka denoncuar mega aferën korruptive në një seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e në vazhdim për inceneratorët. Në reagim shkruhet se Basha do mbajë përgjegjësi personale nee peerballje me mijëra demokratee, peer çdo provokim apo incident qee njereez tee paguar prej tij do guxojnee tee beejnee ndaj aneetareeve dhe drejtuesve tee Partisee Demokratike. Shumë shpejt ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike. Përmes një deklarate, PD thekson se fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumenteve të komunikimit nga ana e Berishës. ”Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumenteve dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!”, thuhen në deklaratën e PD-së.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV