“Ishte një ditë e gjatë në oborrin e shtëpisë së lirisë”, Basha: PD sot u pastrua nga hijet e së shkuarës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha e nisi me një falenderim për delegatët që morën pjesë në kuvendin Kombëtar, prononcimin për mediat nga selia në përfundim të mbledhjes së kryesisë.

Basha tha se sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës dhe është më pranë qytetarëve shqiptarë.

“Sot ka qenë një ditë tjetër e gjatë në oborrin e shtëpisë së lirisë. Zhvilluam përsëri një debat. Sot u vendos me votën e tyre. Dua të falenderoj përfaqësuesit e demokratëve, 5.400 sot që me praninë e tyre, përkundër të gjithë punës e presionit erdhën u mblodhëm, vendosën dhe zgjodhën të ardhmen. Ata vendosën të ecin përpara për PD, e mbi të gjitha për Shqipërinë.

Falenderime për ta. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin, ndryshimin e mohuar nga masakra zgjedhore, pritet ndryshim edhe më shumë nga ne sot. Shqiptarët panë se si demokratët zgjedhin me qytetari interesin kombëtar, atë të shqiptarëve, zgjedhin rrugën drejt së ardhmes, zgjedhin të lënë pas hijet e së shkuarës. PD është pastruar nga hijet e së shkuarës. Edhe jemi partia e vetme në Ballkan që njësojmë aleancën për demokracinë, me qëllim për të kthyer normalitetin e vet . Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi ynë me betejën për vettingun e politikanëve”, tha Basha.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV