Rama, Vuçiç e Zaev i drejtohen Gjermanisë: Shpresojmë se do ta pranoni Ballkanin e Hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkojnë mbështetjen e Gjermanisë për nismën e tyre të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi një tekst që Rama, Vuçiç e Zaev e kanë përpiluar së bashku për të kërkuar mbështetjen e qeverisë së re në Berlin, transmeton Gazeta Express.

“Shpresojmë që qeveria e re në Gjermani të pranojë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga krerët e tri shteteve.

“Evropa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë pjesë integrale e kontinentit dhe këtij vizioni, kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë. Dëshira e popullit tonë për t’u pranuar nga anëtarët e BE-së është mohuar vazhdimisht nga politikat e brendshme të vendeve anëtare, duke mos përmbushur premtimet e tyre dhe duke u frikësuar nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha. Si udhëheqës politikë të këtyre vendeve, ne ose mund të ankohemi për këtë – ose të marrim masa kundër tij. Për këtë të fundit kemi vendosur”, thuhet në tekstin e publikuar në FAZ.

 

 

Rama, Vuçiç e Zaev i tregojnë Bundestagut se në nëntor të 2019-ës e kanë nënshkruar një marrëveshje për inkujarimin e Procesit të Berlinit, duke marrë përgjegjësinë për, siç thuhet, bashkëpunimin e thelluar në rajon.

“Vizioni ynë është të kapërcejmë barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare që pengojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë duke zbatuar katër liritë evropiane në vendet tona. Prandaj ne kemi nënshkruar marrëveshje që heqin kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat të kalojnë pothuajse pa vonesë dhe që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë pa pengesa në një shtet tjetër”, shkruajnë Rama, Vuçiq e Zaev në letër.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Sipas të tre liderëve, “Ballkani i Hapur” ka rezultuar efektiv dhe i dobishëm në tejkalimin e sfidave të pandemisë. Ata shkruajnë se nisma është e hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa jonë, të cilën ne e quajmë Ballkani i Hapur , ka rezultuar efektive dhe e dobishme në tejkalimin e kohërave shumë të vështira të pandemisë. Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur deri më tani përfshin vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen dhe t’i ofrojnë popullatës së tyre të mirat që ne i ofrojmë popullit tonë”, apelojnë Rama, Vuçiç dhe Zaev.

Të tre liderët shprehën shpresën se qeveria e re në Gjermani do të pranojë dhe mbështesë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit. Sipas tyre, këtë nismë tashmë e kanë mbështetur disa krerë shtetesh dhe qeverish.

Nënshkruesit e tekstit e përfundojnë kërkesën për mbështetje me këtë fjali: “Iniciativa jonë për Ballkanin e Hapur është një hap i madh drejt anëtarësimit në BE. BE-ja duhet të mbështetet”./Gazeta Express

Të fundit

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet/ Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të...

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më...

Lajme të tjera

Web TV