Historia e komplikuar e Sabianit/ Kush është partnerja e tij dhe arsyeja pse e mban larg publikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në ”Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.

Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij.

Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte supriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma, e surprizoi në program duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”.

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.

Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të. “Në fillim s’e ka ditur njeri për Kejsin, shkoi 14 vjeç e zbulova publikisht.

Dhe djalin më duket se ma solli Zoti, bam! Kejsi është yll, dhe ai njësoj. Në vitin 2018 Zoti më bekon prapë me një bukurosh që nuk e prisja, s’e kisha menduar ndonjëherë se do bëhesha me çun. Më ka ardhur në jetë drita e syve.

Lexo edhe :  Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon: Duhet të flasim sy më sy

Një nga problemet më të mëdha ka qenë se fëmijët kanë ardhur në jetë nga nëna të ndryshme dhe kjo s’është e thjeshtë. Por ia dal, nuk u lë gjë mangët. Në fillim kisha merakun se mos Keisi bëhej xheloze, por ajo e do shumë vëllain e vet. Më ka falur Zoti dy yje, jam fokusuar vetëm t’u plotësoj gjithçka të dyve. Jam këtu brenda dhe trupi rri këtu, shpirti është jashtë. Më ka marrë malli!”, tregoi Sabiani.

Por edhe në “BBVIP”, Sabiani nuk zbuloi gjithçka, pasi djali hyri në shtëpi me motrën e tij Keisin, dhe jo me partneren e tij aktuale, të cilën po ashtu e ka mbajtur larg vëmendjes publike, edhe pse ka gati një dekadë që shoqërohet me të.

Po kush është partnerja e Sabianit? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj. Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV