Skandali me rrogat/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Qetësohu dhe mendohu! S’kemi çfarë neutralizojmë hiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për t’iu përgjigjur komentuesve në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Teksa ka shpërndarë dje lajmin se certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia, duke eliminuar 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe miliona para e pritje qytetarëve, Rama është përballur me komente për daljen e të dhënave personale, një prej tyre edhe targave të automjeteve.

Ndonëse nuk jep shumë informacion, Rama iu kërkon komentuesve të qetësohen dhe të mendojnë.

Komentues 1: Ky lajmi i mire është për të neutralizuar atë lajmin e keq për daljen e targave të 60 mijë qytetarëve shqiptarë nga DRPTSH-ja??!! Nuk ka ndonjë efekt të madh besoj.

Edi Rama: Jo i dashur, ky lajm është rezultat i punës së bërë, s’kemi çfarë neutralizojmë hiç dhe dy gjërat s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa për efektin e këtij lajmi pyet ata qe shpëtojnë nga ky hall?

Komentues 2: Gëzuar krishtlindjet, por që të gëzohen drejtuesit e mjeteve dhe gjithë populli rregullo rrugët, pastaj redukto taksat, se drejtuesit po i paguajnë taksat, dhe shërbimet 0, ti i ke parë dhe vetë rrugët në gjithë Shqipërinë si janë

Edi Rama: I kam parë posi jo dhe janë shumë më mirë se sa ishin e do të bëhen shumë më mirë se sa janë, me punë e me durim jo me llafe, ndërkohë që për taksat, më ulët se i kemi çuar nuk ka më?

Komentues 3: Po, po ia kursen në fakt se duhen të tërë ata parazitët që marrin rroga kot në kurrizin tonë!

Edi Rama: Nuk e kuptova lidhjen, sepse rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat, ndërsa shërbimet janë të shtetit?

Lexo edhe :  Çudirat e Partisë Demokratike, kandidati për deputet me kartelë nga Spitali Psikiatrik

Komentues 4: Po mor gojët e liga e baltë e llum, që flasin po dalin të vërteta.

Edi Rama: Luan Zenuni mvaret çfarë kupton dhe si i kupton.

Komentues 5: Leni budalliqet po jep llogari për atë që u ke bërë shqiptarëve me të dhënat personale. Mburresh me një darkë miu për të hequr vëmendjen nga ngjarja.

Edi Rama: Qetësohu dhe mendohu, sepse është shumë kuptimplotë kjo histori?

Të fundit

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Françeska dhe Xhovani. Një histori dashurie dhe mafie

Nga Francesco Gallo Që në ferrin e masakrave mafioze të viteve 1980, një histori dashurie lulëzoi midis dy magjistratëve heroikë dhe të martirizuar, si Francesca...

Dialogje të zgavërta

Ese nga Bujar Meholli Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar...

Lajme të tjera

Web TV