Ekskluzive/ Brenda shtëpisë gjigante të Hankos në Greqi, nënës së Ali Pashë Tepelenës (Foto/Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse sot ndodhet përtej kufirit, historia 109-vjeçare e Konicës flet shqip, pasi qysh nga fillimi i saj, e deri në ditët e sotme brezat kanë ruajtur dhe transmetuar më së miri identitetin shqiptar.

Kjo gjë evidentohet fare lehtë kur në rrugët dhe lagjet e qytetit, dëgjon më shumë gjuhën shqipe, sesa atë greke. Midis elementëve të shumtë shqiptarë të pranishëm dhe aktualë, Konica rezervon edhe monumente me vlera të rralla, që për historinë dhe kulturën tonë janë asete të rëndësishme. Nëse ndjek rrugën malore me kalldrëm nga qendra, në majë të kësaj qyteze kodrinore një godinë e veçantë të tërheq vëmendjen.

Me një arkitekturë të mahnitshme, shtrirje të gjerë dhe një kompozim ideal elementesh kulturorë e historikë, në krye të Konicës kuvendon shtëpia e Zenel Beut, ku jetoi Hanko, nëna e Ali Pashë Tepelenës. Kjo shtëpi është e vendosur në një zonë ku qëndronin të vendosura shtëpitë e bejlerëve shqiptarë. Pas martesës me Veli Bej Tepelenën, Hankua lindi Ali Pashë Tepelenën, i cili prej nënës ka një lidhje të veçantë me këtë qytet.

Duke marrë parasysh kohën në të cilën kanë jetuar aty dhe kushtet e atyre kohëve, kjo godinë te prezanton me pushtetin dhe madhështinë e asaj familjeje.

Rezidenca ka mure të mëdha rrethuese dhe një portë hyrëse të madhe me hark nga sipër, një traditë të cilën e shohim të aplikuar gjerësisht në këtë zonë. Brenda këtyre mureve gjenden kolona, mure të tjera të lënë përgjysëm si dhe një pjese e shtëpisë së Hamkos.

Kjo ndërtesë është restauruar nga vendasit për t’i rezistuar kohës, por gjithsesi elementët tradicionalë kanë mbetur mbizotërues si gurët e skalitur, apo edhe vizatimet karakteristike në gurët e gjithë këtij monumenti.

Lexo edhe :  Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Ne kemi hyrë në brendësi të këtij monumenti dhe kemi eksploruar nga afër shtëpinë ku ka jetuar Hanko dhe Ali Pashë Tepelena.

Të fundit

Kush është Eyal Zamir, gjenerali “rebel” që i tha jo “Bibit” për pushtimin e Gazës?

Plani i  kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar Gazën shqetëson jo vetëm bashkësinë ndërkombëtare, por edhe udhëheqjen e Forcave...

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Blutë bëjnë me...

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e bëra gjatë pushimeve në jug...

Lajme të tjera

Web TV