Vendimi në fuqi/ Në punë vetëm me certifikatë vaksine, ose PCR çdo 5 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e mërkurë të gjithë punonjësit e administratës publike dhe private në disa sektorë do të paraqiten në punë me certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt, do të bëjnë testin PCR çdo javë. Edhe pse u fol për një shtyrje të shkollave për shkak të virusit, sot sistemi arsimor 9-vjeçar dhe parauniversitar kthehen në klasa.

Që prej ditës së djeshme ka hyrë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit në vendin tonë. Komiteti Teknik njoftoi në mbledhjen e fundit se nga data 4 janar, punonjësit e administratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë. Ndërkohë ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane dhe në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. ​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve. Këto masa janë vendosur me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, sipas ekspertëve.

Rikthimi në shkollë

Pushimet e festave të fundvitit mbaruan edhe për fëmijët. Duke nisur nga sot, nxënësit rikthehen në bankat e shkollës. Në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar, publik dhe privat, rinis procesi mësimor. Pavarësisht rrezikut të përhapjes së variantit të ri  Omicron edhe brenda ambienteve të shkollave, deri tani nuk ka ndryshim skenarësh për mënyrën e zhvillimit të mësimit. Nxënësit rikthehen të gjithë në klasa, me orë të rregullta mësimi, pa turnet e kushtëzuara nga pandemia, por me masat mbrojtëse anti-Covid. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një reagimi në profilin e saj. Ky dimër pritet të jetë i vështirë edhe për institucionet arsimore. Qarkullimi i dy varianteve të konfirmuar të koronavirusit Delta dhe Omicron, si dhe virozave të stinës, rrit rrezikun e përhapjes së tyre edhe brenda shkollave. Ndërsa sfidë për institucionet arsimore mbetet zbatimi i masave anti-Covid. Në tremujorin e parë të vitit shkollor nuk kanë munguar infektimet nga Covid- 19, kryesisht mes fëmijëve. Për shkak të numrit të lartë të nxënësve të prekur nga koronavirusi janë mbyllur përkohësisht edhe klasa. Ndërsa numri i mësuesve të infektuar ka qenë i ulët dhe sipas ekspertëve për shkak të vaksinimit gati 80% të kësaj kategorie. Mësuesit dhe pedagogët ishin të parët që u detyruan të vaksinohen për të mos humbur vendin e punës.

Masat

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ngre alarmin edhe një herë në këtë fillim viti për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët. Në këtë periudhë dimri, mjeku thotë se në vendin tonë nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe gripi stinor dhe simptomat janë pothuajse të njëjta. Në një postim në Facebook, mjeku Kalo thekson se përdorimi i antibiotikëve pa këshillën e mjekut “po krijon një rezistencë progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen…”, shkruan Kalo.

Lexo edhe :  Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

 

Gjatë dhjetorit

Më pak raste dhe viktima, si ndryshuan shifrat në fundvit

 

Në Shqipëri, dhjetori regjistroi një rënie si të rasteve të reja ashtu dhe të viktimave nga Covid 19. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se përgjatë gjithë muajit pati 10.533 të infektuar, niveli më i ulët që pas muajit korrik. Krahasuar me muajin nëntor, bëhet fjalë për një rënie me 28.3 përqind. Mesatarja ditore ishte me 339 të prekur. Tkurrja e rasteve të reja, ka ardhur ndërkohë që testimet u rritën lehtë me 3.6 përqind, duke u ngjitur në kuotën e 90.540 tamponëve, ose mesatarisht 2920 testime në ditë. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) zbriti në nivelin e 11.6 përqind, ose 5.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Gjatë muajit dhjetor u konfirmuan dhe dy rastet e para të variantit Omicron. Edhe rastet e vdekjeve shënuan një rënie të ndjeshme. Në total gjatë muajit të kaluar u shënuan 117 viktima, ose 31.2 përqind më pak se në muajin nëntor. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Numri më i lartë i jetëve të humbura u rregjistrua në javën e tretë (14-20 dhjetor) me 32 viktima, ndërsa data 15 dhjetor, ishte dita me më shumë vdekje, 8 qytetarë që kishin humbur jetën. Në spitale situata erdhi gjithashtu duke u përmirësuar. Ndërsa në 30 nëntor ishin 169 pacientë nga të cilët 15 në terapi intensive, në ditën e fundit të dhjetorit të shtruar kishte 90 persona nga të cilët 10 në gjendje kritike. Në fund të muajit të kaluar, në të gjithë vendin ishin 6419 raste ende aktive, ose 275 më pak krahasuar me fundin e nëntorit. Edhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2020, situata është po ashtu më e mirë, me 9 mijë raste e 247 vdekje më pak. Një vit më parë, pozitiviteti ishte në kuota tejet shqetësuese, në 27.3 përqind. Edhe rastet aktive janë më shumë se tre herë më pak. Në fund të dhjetorit 2020, kishte 23.448 persona që rezultonin ende të prekur nga virusi. Por ditët e fundit të muajit të kaluar dhe ato të fillimit të janarit, duket se po tregojnë një tendencë përkeqësimi. Gjatë javës së fundit (28 dhjetor-3 janar) rastet e reja kërcyen me 68.8 përqind më shumë duke kapur shifrën e 3343 të infektuarve. Një pjesë e rritjes i detyrohet dhe faktit se testimet po ashtu ishin më të shumta, +21.9 përqind. Por megjithatë, nivelit më i lartë i pozitivitetit, +3.5 pikë përqindje më shumë, duke kapur nivelin e 12.5 përqind, dëshmon një panoramë që nuk i përgjigjet ecurisë së javëve të fundit. Në tre ditët e fundit po ashtu është vënë re dhe një përkeqësim i lehtë situatës në spitale, ku nga data 31 dhjetor deri 3 janar, ka 20 pacientë më shumë, ose 110 të shtruar nga të cilët 15 në gjendje kritike. Në të kundërt, gjatë javës së fundit numri i vdekjeve ra në një total prej 21 viktimash, nga 29 jetë të humbura në javën pararendëse. VOA

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV